Qytetarët maqedonas dhe shqiptarë presin që në fund të këtij viti të dy vendet tonatë fillojnë negociatat për anëtarësim të plotë dhe për disa vjet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Muzeu përkujtimor i shkrimtarit Sterjo Spase mund të jetë simbol i mirë për integrimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, përmes bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit ekonomik, tha zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski me rastin e fillimit të punëve për rindërtimit të ndërtesës së shkollës së vjetër dhe adaptimit të saj në muze të shkrimtarit të famshëm shqiptar dhe maqedonas, në fshatin Globoçan, komuna e Pustecit të Shqipërisë.


Si pjesë e projektit "Smart Cul Tour" nga programi i fondeve të para-anëtarësimit IPA 2 të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitar midis Republikës së Shqipërisë
dhe Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Evropian e ndihmoi komplet projektin me mbi 700,000 euro. Përveç zëvendës ministrit Dimitrovski, në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Pustecit, Pali Kolevski, zëvendës ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë, Meri Kumbe, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, si dhe mysafirë të tjerë nga rajoni i Korçës.

- Shkrimtari Sterjo Spase jetoi dhe u mor me art dhe letërsi në kohë shumë të vështira përShqipërinë dhe të gjithë rajonin. Puna e tij la gjurmë të forta në letërsinë shqipe, për shkak të së cilës fitoi çmime të ndryshme, ndërsa pas vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri, Sterjo Spase u bë i famshëm edhe në Maqedoni, ku u përkthyen veprat e tij. Spase shkroi në shqip, por për krijimtarinë maqedonase ai është gjithashtu i rëndësishëm si koleksionist i këngëve popullore dhe i veprave tjera në maqedonisht, nga të cilat një përmbledhje është botuar në Maqedoninë e Veriut, tha Dimitrovski.


Në kuadër të projektit Smart Cul Tour u prezantuan aktivitetet e rindërtimit të teatrit antik në lokalitetin arkeologjik Heraklea Lincestis afër Manastirit dhe në rrugën hyrëse të ashtuquajtur "Rruga Romake" duke përfshirë edhe shtegun e këmbësorëve deri te lokaliteti, i cili duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kryetari i Komunës së Pustecit, Pali Kolevski thekson rëndësinë e shkrimtarit Sterjo Spase si një urë që lidh dy popujt, dy kulturat, maqedonase dhe shqiptare. Në fjalën përshëndetëse të tij, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, theksoi: "Jeta është pikërisht ajo që jemi këtu të gjithë së bashku. Në të gjitha përpjekjet tona të përbashkëta, aktivitetet e përbashkëta, në çdo moment, në çdo fjalë tonën, ndihet një kënaqësi e veçantë. Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian për këtë mundësi dhe mbështetje për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar duke investuar në vlera të qëndrueshme kulturore.


Programi IPA II, siç dihet, mbështet bashkëpunimin ndërkufitar, kryesisht për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, integrimin në Union dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik. Brenda programit ka projekte të tjera që ushqejnë traditat dhe kulturat që janë të rëndësishme për brezat e ardhshëm. Deri më tani, nëntë projekte janë realizuar dhe pesë janë duke u zhvilluar. Inkurajimi i zhvillimit të turizmit, kultivimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimi i konkurrencës, ekonomia, tregtia dhe investimet, mbrojtja e mjedisit, promovimi dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe migrimi janë të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.


Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Bashkimi Evropian ka ndarë gati 12 milion euro për projekte në të cilat Ministria e vetëqeverisjes lokale merr pjesë me 15%.


- Rajoni i Prespës, sidomos viteve të fundit ka simbolikë të rëndësishme për paqen dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan, por zona kufitare midis shteteve maqedonase dhe shqiptare mbetet një nga rajonet më pak të zhvilluara ekonomikisht dhe në infrastrukturë si rajon më pak i zhvilluar në kontinentin evropian, për shkak të karakterit rural dhe malor. Për fat të mirë, ndryshe nga më parë, sot kemi Bashkimin Evropian, i cili me vetëmohim investon në zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përmes fondeve të para-anëtarësimit jep kontribut të madh në përmirësimin e standardeve në këtë pjesë të Evropës, tha zëvendësministri Dimitrovski.