Takim teknik i Grupit të përbashkët të punës  për IPA Programin INTERREG për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027

 

          Draft dokumenti i ndryshuar Logjika e intervenimit për periudhën e re programore 2021-2027, zyrtarisht do të votohet  më 11 Shkurt.

         Në takimin teknik të mbajtur më 4 shkurt, draft dokumenti i ndryshuar Logjika e intervenimit për periudhën e re programore 2021-2027 mori mbështetje për miratim nga ana e anëtarëve të  Grupit të përbashkët të punës për Programin për bashkëpunim ndërkufitar INTERREG IPA midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027.

Takimi teknik ishte në temë "Kontributi në ndryshimet e propozuara në draft dokumentin Logjika e intervenimit për periudhën e re programore 2021-2027".

Në takimin e Grupit të përbashkët të punës morën pjesë zëvendës ministri i Vetëqeverisjes lokale i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski, i cili në fjalimin e tij vlerësoi zbatimin e programit IPA me Bullgarinë dhe mbështeti punën e anëtarëve të grupit.

Në takim, draft dokumenti i ndryshuar Logjika e intervenimit për periudhën e re programore 2021-2027 u prezantua nga Organi nacional i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale, përgjegjës për zbatimin e INTERREG IPA programit për bashkëpunim ndërkufitarë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Prezantimi kishte për qëllim të inkurajojë anëtarët të shprehin mendimin e tyre dhe t'i japin ndërhyrje të drejtpërdrejtë dokumentit të përmendur përmes diskutimit ekipor që mundësoi hapjen e çështjeve nga kjo fushë dhe aspekte më të gjera.

Takimi kontribuoi në prezantimin më transparent të detyrave dhe çështjeve aktuale në lidhje me periudhën e re programore të Programit të bashkëpunim ndërkufitar INTERREG IPA ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027, bazuar në rregulloret e fundit nga Komisioni Evropian të miratuara në dhjetor të vitit 2020.

Grupi i përbashkët i punës për periudhën e re të programore 2021-2027, do të mblidhet zyrtarisht në 11 Shkurt, me praninë e anëtarëve nga të dy vendet, ku draft dokumenti i ndryshuar Logjika e intervenimit për periudhën e re  programore 2021-2027, do të votohet nga të dy palët.

Ministria e vetëqeverisjes lokale