Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu nesër  më 03.05.2018 në Bruksel, do të marrë pjesë në takimin  e  14-të të Komitetit  të përbashkët konsultativ midis Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, njëherë do t’ju drejtohet  edhe të pranishmëve.

Në përbërje të delegacionit maqedonas janë kryetarë e dymbëdhjetë komunave,si dhe anëtarët e  Komitetit të përbashkët konsultativ.

Takimit do ti drejtohen edhe dy bashkë-kryetarët nga  Republika e Maqedonisë, kryetari i komunës së  Shtipit Blagoj Boçvarski,ndërsa nga  Bashkimi Evropian, kryetari i komunës sllovene Trbovlje Jasna Gabriq.

Gjithashtu u njoftua edhe për pjesëmarrjen  e  anëtarit të Parlamentit Evropian, Ivo Vajgl.