NJOFTIM PUBLIK

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në rolin e Autoritetit Kombëtar të programit INTERREG VI A IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut CCI 2021TC16IPCB006 publikon shpallje publike për pozicionin e mëposhtëm të punës:

1 (një) ekspert i infrastrukturës dhe monitorim në kuadër të INTEREG IPA VI A programi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut CCI 2021TC16IPCB006.


Kushtet e punës (përshkrimi i punës) mund t'i shkarkoni në faqet zyrtare në vijim: www.mls.gov.mk ; http://www.ipa-cbc-007.eu/


Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Letër motivuese në anglisht;
- Biografi e shkurtër (CV), në gjuhën angleze;
- Kopje e diplomës (diplomë universitare në fushën e arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimit ose shkencave të tjera përkatëse profesionale (minimumi 240 EKTC, ose shkalla VII/1);
- Duhet të dorëzohen fotokopje të dokumenteve origjinale që konfirmojnë përvojën e punës të treguar në CV.


Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Afati i aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre të aplikimit me email deri më 8 gusht 2023 më së voni deri në orën 15:00.


Kandidatët që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një intervistë, duhet të sjellin një kopje të printuar të dokumenteve të mësipërme, të cilat i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.


Informacione shtesë mund të merrni në numrin e telefonit: +389 70 737-129

TOR