Bëni diçka të mirë për shokun tuaj, për shkollën tuaj, për komunën tuaj. Duke bërë gjëra të mira dhe të dobishme, çdo ditë mësoni diçka të re, edhe pse jam i bindur se tashmë dini shumë gjëra, të cilat ne të rriturit ende po i mësojmë, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian në Komunën Qendër.

- Atë që po bëjmë tani me bashkëqytetarët tanë, me fqinjët tanë nga Greqia, me partnerët dhe miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, do ta vazhdoni ju. Realizojmë projekte që përmirësojnë kushtet në kopshte të fëmijëve dhe shkolla, projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë, për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësre, për hapjen e mundësive të reja për arsimim dhe punësim të të rinjve. Programet e bashkëpunimit territorial që i zbatojmë me mbështetjen e Bashkimit Evropian janë të rëndësishme për të gjithë ne, përfshirë edhe më të rinjtë. Ne ndërtojmë vlera që janë themeli i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Prandaj është mirë dhe me rëndësi që sot i kemi të rinjtë me vete. Ata janë gjeneratat e reja për të cilët ia vlen të punohet dhe të krijohet ambient në të cilin mund të jenë të kënaqur me rezultatet e arritura, shtoi ai.

Penov sqaroi se në kuadër të ditëve të bashkëpunimit evropian theks i veçantë i kushtohet përkujtimit të Vitit Evropian të aftësive.

- Në këtë kohë të ndryshimeve të shpejta, veçanërisht në fushën e teknologjisë, është shumë e rëndësishme krijimi i kushteve që të rinjtë të fitojnë aftësi të reja, të cilat do t'i ndihmojnë ata të jenë më konkurrues në tregun e punës. Në këtë proces kemi edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes hapjes së mundësisë që studentët në mënyrë vullnetare të marrin pjesë në realizimin e projekteve për bashkëpunim territorial.

Kjo është mënyrë e mirë për të ndërtuar kapacitetet tona, por edhe motiv i madh që të rinjtë këtu të njihen me mundësinë për të dëshmuar veten e tyre në vendin tonë, theksoi Penov.

Takimi u organizua në kuadër të shënimit të Ditës së Bashkëpunimit Evropian me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave fillore, mësuesve dhe partnerëve nga Greqia me të cilët së bashku realizohen programet IPA për bashkëpunim territorial.