Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov në Shkup së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në vendin tonë, Armen Gregorian, drejtor e Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepin, dhe grantmarrësit - kryetarët e komunave dhe drejtorët e Qendrave për zhvillim rajonal nënshkruan marrëveshjet për financimin e dokumentacionit teknik për projektet prioritare të infrastrukturës në kuadër të Thirrjes së parë të organizuar si pjesë e Fondit për dokumentacionit teknik. Grantet sigurohen nga Projekti „Ngritja e kapaciteteve komunale për implementimin e projektit - Faza 2“ i financuar nga Suedia dhe Byroja për zhvillim rajonal.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale falënderoi Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe UNDP-në për mbështetjen e dhënë dhe përgëzoi 10 komunat e para dhe tri Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore për mundësinë e dhënë. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal janë dy institucione qendrore që kanë përgjegjësi të mbështesin zhvillimin e komunave dhe rajoneve planore.

Ministri Penov tha se pas nënshkrimit të kontratave, sfida më e madhe është fuqizimi i kapaciteteve për përgatitjen e projekteve cilësore që financohen nga buxheti i shtetit, por edhe projekte që do të plotësojnë të gjitha standardet për financim nga burime të tjera si Bashkimi Evropian ose Banka Botërore.

“Qasja në fonde cilësore kushtëzohet nga kapaciteti i komunave dhe Qendrave Zhvillimore për përgatitjen e dokumentacionit projektues dhe teknik, i bazuar në standardet e përcaktuara. Me 1.5 milionë dollarë, Fondi për Dokumentacionin Teknik në këtë fazë siguron ngritjen e kapaciteteve përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve, por edhe burime financiare për përgatitjen e dokumentacionit teknik, i cili është në ndihmë të madhe si për komunat ashtu edhe për Qendrat e zhvillimit”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal, mbi të gjitha, kanë përgjegjësi për të krijuar kushte për pjesëmarrje cilësore të komunave dhe rajoneve planore për shfrytëzimin e fondeve IPA për zhvillim rajonal.

“Kështu tregojmë gatishmërinë tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përmes përdorimit të instrumenteve financiare për të ngritur standardet dhe cilësinë e jetës dhe për të reduktuar dallimet zhvillimore brenda shtetit dhe në shtetet anëtare të Bashkimit. Në kuadër të këtij projekti, përmes tri thirrjeve të planifikuara, shansin e kanë të gjitha komunat dhe Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore”, theksoi ministri Penov.