Me rastin e shënimit të 13 Nëntorit-Ditës së çlirimit të Shkupit, në shenjë respekti për luftëtarët të cilët dhanë jetën për liri, delegacion qeveritarë i përbërë nga Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri dhe Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Mandiq, në shenjë nderimi vendosën lule në varrezat partizane në Butel.

Për nderë të gjithë luftëtarëve të cilët morën pjesë në çlirimin e Shkupit, anëtarët e delegacionit qeveritarë vendosën lule dhe në Alenë e qytetarëve të nderit, si dhe në përmendoren e çlirimtarëve në Shkup para ndërtesës së Qeverisë.