Me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, komuna e Gjorçe Petrovit e zgjidh një nga çështjet e rëndësishme për qytetarët, ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza me çka do të mbrohet mjedisin jetësorë dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së banorëve të fshatit Orman, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov i cili inspektoi punimet përfundimtare ndërtimore.

- Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar, Maqedonia e Veriut - Kosovë në vlerë të përgjithshme prej 329 mijë euro. Një pjesë e shumës është siguruar përmes programit IPA të BE-së, me pjesëmarrje prej 15% nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe 11,8% nga komuna e Gjorçe Petrovit, theksoi Penov.

Ministri Penov u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit, i cili është i një rëndësie të madhe për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe zgjidh një çështje të rëndësishme për banorët e fshatit Orman.

- Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Bashkimit Evropian është mundësi e shkëlqyer për komunat që të realizojnë projekte të rëndësishme me prioritet për qytetarët. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale inkurajon komunat që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë në thirrjet publike për bashkëpunim ndërkufitar, por gjithmonë të kenë parasysh nevojat reale të qytetarëve, shtoi ai.

Ndërtimi i Kolektorit është në fazën përfundimtare dhe projekti do të realizohet brenda afatit të parashikuar deri në fund të vitit.

“ Kemi përgjegjësi para Bashkimit Evropian dhe para qytetarëve tanë që mjetet financiare të shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme dhe të realizojmë projekte që bëjnë ndryshime pozitive duke përmirësuar shërbimet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, përfundoi Penov.