Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal në vazhdimësi  mbështesin financiarisht mbi 100 projekte për zhvillimin e rajoneve planore, komunave dhe fshatrave. Shembull është projekti për rikonstruksionin e rrugës “Partizanska” në Demir Kapi. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e financon projektin me 10,7 milionë denarë, ndërsa komuna merr pjesë me 2 milionë denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, i cili ishte vizitoi komunën e Demir Kapisë.

- E mirëpres iniciativën e kryetarit Llazar Petrov, ai ka ide dhe bën përpjekje maksimale për realizimin e tyre. Për këtë flet edhe pjesëmarrja me mjete vetanake në projekt. Ndryshimet pozitive janë evidente dhe ky trend duhet të vazhdojë. Është e rëndësishme që komunat të kenë identifikuar nevojat dhe projektet e tyre që do të nxisin zhvillimin përmes shfrytëzimit të potencialit të tyre.

Penov theksoi se pothuajse nuk ka komunë në vend që nuk ka veçantitë e saj, të cilat duhet të shfrytëzohen, të investohet në atë potencial që të bëhen ndryshime pozitive.

- Komuna e Demir Kapisë është komunë e vogël me lokacion të shkëlqyer dhe potencial të madh natyror. Ky potencial duhet shfrytëzuar dhe vënë në funksion të zhvillimit të komunës dhe rajonit. Shansi është në turizmin transit dhe të verës, ndërsa është e nevojshme që komuna të përmirësojë performancën e saj, investimet në infrastrukturë dhe më shumë investime në avantazhet e saj.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale theksoi rolin e autoriteteve lokale, si promotorët dhe nxitës kryesorë të zhvillimit lokal, përmes planifikimit të mirë të nevojave dhe mundësive zhvillimore të komunës, projekteve mirë të përgatitura dhe gatishmërisë për të aplikuar për mjete nga buxheti qendrorë si dhe nga donatorët.