Struktura aktuale e buxheteve komunale, nga 50% deri më 70%, mjete të dedikuara nga niveli qendror, tregon se komunat kryesisht mbështeten te mjetet nga buxheti qendror, duke neglizhuar të hyrat e veta për zbatimin e politikave të veta lokale, tha ministri Risto Penov në prezantimin e të dhënave nga Raporti i Entit Shtetëror të Auditimit në temë “Të hyrat vetanake të komunave në kushtet e pandemisë për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët”.

- Kriza shëndetësore nuk ka pasur ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve lokale sepse ato financohen kryesisht nga grantet e dedikuara nga buxheti qendror. Të dhënat flasin se në tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, komunat kanë pasur rënie mesatare të të hyrave nga burimet vetanake për 11%. Në të njëjtën periudhë të hyrat që mblidhen nga pushteti qendror që janë të dedikuara për komunat, janë rritur - subvencioni i përgjithshëm nga TVSH-ja është rritur për 3%, ndërsa tatimi personal për 32%. Dialogu mes dy niveleve të qeverisjes për burime më të mira të ardhurash do të vazhdojë, por në të njëjtën kohë autoritetet lokale do të duhet të tregojnë përpjekje më të mëdha dhe rezultate më të mira në mbledhjen dhe realizimin e mjeteve të tyre dhe harxhimin e tyre në mënyrë më inovative, gjë që do inkurajojnë zhvillimin dhe ofrojnë shërbime më të mira. Në këtë drejtim, konfirmohen konstatimet se përveç mjeteve nga buxheti qendror, të cilat komunat i konsiderojnë seriozisht dhe në mënyrë të arsyeshme, nevojitet edhe përpjekje më e madhe fiskale nga ana e tyre që të mund të zbatojnë politikat e tyre lokale. Në ndërkohë, me ndryshimet në ligjin për financimin e njësive të qeverisjes vendore, të ardhurat nga TVSH e gjithashtu edhe nga tatimi personal u rritën në 6% të garantuara deri në vitin 2024. Që do të thotë se vitin e ardhshëm do të ketë rritje tjetër nga 5.5 sa është tani, në 6%. – theksoi ministri.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale shtoi se komunat me këto mjete vetë do të menaxhojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa risi është se një pjesë e këtyre mjeteve tani shpërndahen në mënyrë më të drejtë, sipas formulës - një pjesë për komunat me kapacitet më të dobët fiskal kurse pjesa tjetër për komunat që kanë treguar rezultate më të mira në mbledhjen e të hyrave vetanake.
“Sinqerisht shpresoj se përvoja më e keqe e krizës shëndetësore e shkaktuar nga pandemia tani është prapa nesh, por mësimet e nxjerra dhe rekomandimet janë gjithmonë të dobishme dhe mund të jenë korrigjues që do të parandalojë krizat e shkaktuara nga faktorë të ndryshëm”, shtoi ai.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me UNDP-në ka përgatitur edhe tri analiza për ndikimin e krizës COVID-19 në funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe se në përgjithësi përputhen.
Shërbimet sociale në kompetencë të pushtetit lokal, kopshtet dhe shtëpitë e përkujdesit të të moshuarve mbulohen nga bllok-dotacionet nga Buxheti i Shtetit, si dhe kompetencat në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në mbrojtjen nga zjarri. Sfida kryesore për komunat në atë periudhë ishin shërbimet komunale, mbi të gjitha grumbullimi dhe depozitimi i mbeturinave të ngurta dhe në atë pjesë komunat funksionuan në nivelin e zakonshëm, pa vonesa të mëdha në ofrimin e shërbimeve. Sa i përket pagesave nga shërbimet komunale lokale, nuk janë vërejtur dallime të mëdha, por të dhënat tregojnë se komunat që kanë krijuar mundësinë për pagesë elektronike kanë ecur më mirë.

- Me mbështetjen e USAID-it i ndihmojmë komunat në forcimin e resurseve të tyre administrative për pagesën më efikase të të hyrave vetanake, që në komunat e përfshira në projekt tashmë po shihen rezultate - Kavadari rriti pagesën e tatimit në pronë për 100%. , komunat tjera e kanë rritur pagesën mesatarisht për 34.5%. Konkretisht, komunat e Shtipit, Mogillës, Kavadarit, Dibrës, Qendrës Zhupa, Kratovës kanë rezultate të mira sa i përket përditësimit të të dhënave dhe efikasitetit në administrimin e tatimit në pronë, me çka janë rritur burimet e tyre për financim të pavarur të disa kompetencave që nuk subvencionohen nga buxheti qendror, përfundoi Penov.