Me projektin “Rajon efikas energjetik”, komuna e Radovishit do të sigurojë kursim të energjisë elektrike, të cilën si përfitim duhet ta ndjejnë qytetarët, sepse mjetet e kursyera mund të ridrejtohen për përmirësimin e shërbimeve tjera”, tha ministri i Vetëqeverisja Lokale Risto Penov në prezantimin e komponentit digjital të skemës së granteve të projektit “Zhvillimi i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, i financuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

- Projekti financiarisht është përkrahur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria Zvicerane. Vlera e projektit është 22,9 milionë denarë. Më shumë mjete ose 11 milionë denarë janë nga buxheti i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, 9 milionë denarë janë siguruar nga Qeveria Zvicerane, ndërsa komuna e Radovishtit, Konçes dhe Vasilevës në projekt marrin pjesë me 3 milionë denarë, tha Penov, gjatë fjalimit për projektin në SHMK "Krste Petkov Misirkov" në Radovish.

Ai tha se në periudhën e kaluar Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të mbrojtur qytetarët përmes subvencionimit të shumëfishtë të faturave të energjisë elektrike, falë të cilave qytetarët nuk e kanë ndjerë çmimin lartë.

- Në këtë drejtim, është për t'u përshëndetur çdo iniciativë e komunave për të bërë një hap më tej duke krijuar kushte për shfrytëzim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë për nevojat e tyre. Jemi të bindur se me këtë projekt komuna do të sigurojë kursime të energjisë elektrike, të cilën në fund të fundit qytetarët duhet ta ndjejnë si përfitim, sepse mjetet e kursyera mund të ridrejtohen për përmirësimin e shërbimeve tjera. Nga kryetari i komunës dhe administrata lokale e komunës, varet se si do ta menaxhojë projektin dhe paratë e qytetarëve, tha Penov.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal,  në nivel vjetor financon mbi 100 projekte për zhvillimin e rajoneve, komunave, fshatrave dhe rajoneve specifike. Është e rëndësishme që komunat të kenë projekte të mira, me dokumentacion të plotë projektues dhe para projekte që do të jenë të dobishëm për qytetarët.