Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka filluar procesin e përgatitjes së Planit të ri aksional për zbatimin e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021-2026, për tre vitet e ardhshme. Procesi i përgatitjes përfshin të gjitha ministritë dhe institucionet kompetente, si dhe komunat.

Në mbledhjen e Trupit Koordinues për monitorimin e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021-2026, në të cilin përfshihen përfaqësues nga ministritë dhe nga BNJVL, u prezantua procesi i përgatitjes së Planit aksional, i cili parasheh mbajtjen e katër forumeve konsultative me pjesëmarrje të gjitha palëve të interesuara.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha institucioneve kompetente, sepse fjala është për dokument që do të garantojë zbatimin e prioriteteve dhe masave nga Programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021-2026, përmes aktivitete thelbësore dhe të qëndrueshme që do të bëjnë ndryshime pozitive në funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe në ofrimin e shërbimeve.

- Edhe pse në fushën e vetëqeverisjes lokale nuk kemi obligime për harmonizimin e legjislacionit nacional me BE-në, decentralizimi është përcaktim i rëndësishëm në procesin e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian. Prandaj është e rëndësishme që vazhdimisht të punohet në përmirësimin e funksionalitetit dhe forcimin e kapaciteteve në nivel lokal për zbatimin më të suksesshëm të kompetencave, për përmirësimin e shërbimeve, si dhe për menaxhim më transparent dhe të përgjegjshëm të financave publike.

Në takim u prezantua edhe sistemi elektronik koordinues, i cili do të lehtësojë mënyrën e mbledhjes së informatave nga të gjitha palët e përfshira dhe do të lehtësojë procesin e monitorimit për zbatimin e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021-2026.


Ministria e Vetëqeverisjes Lokale