Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Val, sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, me të cilin u konfirmua bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale për periudhën 2023- 2025.

Në takim u theksua se bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në fushën e vetëqeverisjes lokale është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe demokratike për menaxhimin e proceseve në nivel lokal.

Gjithashtu u theksua përkushtimi i institucioneve, veçanërisht tani kur Republika e Maqedonisë së Veriut kryeson me OSBE-në dhe kur bëhen përpjekje maksimale për vazhdimin e proceseve integruese evropiane.

Me nënshkrimin e Memorandumit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Misioni i OSBE-së do të realizojnë aktivitete të përbashkëta për realizimin e prioriteteve strategjike për zhvillim të qëndrueshëm, demokratik, gjithëpërfshirës dhe të barabartë, përmes përmirësimit të funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale në interes dhe me pjesëmarrje të qytetarëve.