Me mbështetje të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, përmes instrumentit IPA për bashkëpunim ndërkufitar, komuna e Krushevës realizoi projektin “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur turistik ndërkufitar”. Projekti u realizua në bashkëpunim me partnerët Alka nga pala maqedonase dhe komuna e Elbasanit nga Shqipëria dhe organizata “Tjetër vision”.

Aktivitetet nga pala maqedonase përfshijnë ndërtimin e parkingut në qendrën e paraglidingut në Krushevë, vendosjen e 2 stacioneve matëse në pikën fluturuese të paraglidingut, ndriçimin LED të objekteve kulturore dhe ndërtimin e një shtegu "tatëpjetës“ për  çiklizëm malor. Komuna e Krushevës dhe ALKA organizojnë trajnime dhe ngjarje për ngritjen e kapaciteteve të sektorit të hotelerisë.

Projekti është pjesë e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Vlera totale e projektit është 740,000 euro.