Në kushte të decentralizimit, në kushte kur komunat janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve shumë të rëndësishme për qytetarët, procesi i digjitalizimit duhet të bëhet paralelisht në nivel qendror dhe lokal, sepse qytetarit në esencë nuk i intereson kush e ofron shërbimin, por sa lehtë dhe shpejt mund ta sigurojë atë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov në takimin e sotëm “Transformimi digjital i komunave: sfidat dhe mundësitë”, në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP.

 - Digjitalizimi si fenomen global është një sfidë si për sektorin publik ashtu edhe për atë të biznesit dhe qytetarët. Si shtet nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përshtatemi me trendet globale në mënyrë që të jemi konkurrues dhe në komunikim me botën e zhvilluar teknologjike, shtoi ai.

Sektori publik më ngadalë u përshtatet ndryshimeve sepse ato kushtëzohen nga gatishmëria e brendshme dhe e mjaftueshme e burimeve teknike dhe njerëzore, por edhe nga gatishmëria e qytetarëve për të pranuar kushtet e reja dhe për të përdorur mjetet e reja digjitale, përfundoi ai.

 - Tani jemi në një fazë ku duhet qasje më sistematike dhe në vend që nga komuna në komunë, duhet të aplikojmë qasjen shërbim pas shërbimi. Në këtë mënyrë shërbimi është uniform në të gjitha komunat dhe kostot për ofrimin e tij mund të ndahen nga të gjitha bashkitë përmes blerjes së pajisjeve të përbashkëta. Përveç efikasitetit, qëllimi i digjitalizimit të shërbimeve është zvogëlimi i hapësirës për korrupsion dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies, tha ai.

Sipas Penovit, kriza shëndetësore nëpër të cilën kaluam vetëm sa e konfirmoi nevojën për digjitalizimin e shërbimeve.

Praktika ka treguar se komunat që janë një hap para të tjerave, në këtë mënyrë kanë siguruar  arkëtim më të lartë si të taksave ashtu edhe të faturave të shërbyese. Në të ardhmen kjo mënyrë e ofrimit të shërbimeve duhet të jetë parësore, kurse sporteli vetëm alternativë, theksoi Penov.

- Pabarazia e komunave në aspektin e burimeve njerëzore, financiare dhe teknike, nevoja e standardizimit të formave dhe proceseve, tregon se vetëm përmes një qasjeje sistematike, me koordinim të ministrive kompetente, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës si kompetente, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, së bashku me BNJVL-në dhe komunat, mund të hyjnë seriozisht në procesin e digjitalizimit.

Në këtë proces, është e rëndësishme mbështetja nga bashkësia e donatorëve - ekspert dhe ndihmë financiare, si dhe përdorimi i fondeve nga instrumenti IPA i BE-së.