16.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe kryetari i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski diskutuan për realizimin e projekteve aktuale në komunë dhe efektet e krizës energjetike në sigurimin e funksioneve dhe shërbimeve lokale.

Në takim, kryetari Jakimovski theksoi se komuna e Karposhit ka arritur 50% kursim në energji elektrike në krahasim me vitin e kaluar, por duhet përkrahje shtesë për realizimin e projekteve për kursime shtesë në ndriçimin publik, në çerdhe dhe në shkolla. Jakimovski si prioritet i theksoi çështjet në fushën e urbanizmit nga aspekti i realizimit të investimeve të reja vendore dhe të huaja, si dhe pengesat ligjore për zgjidhjen më të mirë të problemeve të parkimit në komunë.

Ministri Penov përshëndeti përpjekjet e komunës së Karposhit për t'u përballur me pasojat e krizës energjetike përmes kursimeve, që është edhe politikë e qeverisë në përpjekjet për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike për qytetarët. Problemet i diskutojmë hapur dhe jemi të gatshëm që në kuadër të mundësive financiare disa prej tyre t'i zgjidhim bashkërisht, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov.

 

                                                                                                                      Ministria e Vetëqeverisjes Lokalе