18.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov realizoi takim me ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë, si dhe perspektivat e procesit të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive, përgjegjëse për zbatimin e IPA Programit  të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar është në nivel të lartë. Për këtë flet përqindja e lartë e shfrytëzimit 100% të mjeteve nga Bashkimi Evropian për financimin e projekteve në komunat e rajonit kufitar.

Në fazën e dytë të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve, me një buxhet të përgjithshëm prej 19.5 milionë euro, janë miratuar 30 projekte, shumica e të cilave janë realizuar. Tashmë që në javën e ardhshme do të shënohet fillimi i fazës së tretë, në kuadër të së cilës do të organizohen thirrje të reja publike për projekte.

Në takim u diskutua edhe për zbatimin më dinamik të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin më të mirë të IPA  programeve, përmes të cilit financohen shumë projekte të dobishme nëpër komuna, por ndërtohet edhe besimi mes qytetarëve që ka rëndësi të madhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

 

                                                                                                                        Ministria e Vetëqeverisjes Lokale