16.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, realizuan takim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Arsovska, për realizimin e disa objekteve të rëndësishme infrastrukturore që Qeveria pret të përfundojnë.

- Në takim u arrit marrëveshje që Salla Universale të ndërtohet nga Ministria e Kulturës dhe biseduam për përfshirjen e Qeverisë në realizimin e projekteve tjera të rëndësishme në qytetin e Shkupit, për të cilat Qeveria konsideron se duhet të përfundojnë, tha pas takimit ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov.

Ministrja e Kulturës theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës tashmë ka transferuar mjete për rindërtimin e Sallës Universale dhe është e nevojshme të gjendet zgjidhje për përfundimin e punimeve.

- Qeveria pa të arsyeshme nevojën për ruajtjen dhe rindërtimin e Sallës Universale si objekt me rëndësi të madhe nacionale dhe për këtë qëllim siguroi mjete të cilat iu transferuan qytetit të Shkupit. Meqenëse gjërat janë në ngërç, Qeveria ka iniciuar mbledhje për të gjetur zgjidhje të përbashkët, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

 

                                                                                                                        Ministria e Vetëqeverisjes Lokale