Printo

U miratua Strategjinë për zhvillim rajonal

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë miratoi Strategjinë për zhvillim rajonal 2021-2031, dokument afatgjatë planifikues që përcakton parimet, qëllimet dhe përparësitë e zhvillimit rajonal në vend dhe përcakton masat, instrumentet dhe mjetet financiare dhe mjete tjera për realizimin e tyre.

 Strategjia e zhvillimit rajonal 2021-2031 është në përputhje me qëllimet themelore strategjike të politikës rajonale të BE-së, si  politikë themelore investuese për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike dhe synon të zvogëlojë pabarazitë ekonomike, sociale dhe territoriale midis rajoneve të BE-së duke mbështetur krijimin e vendeve të punës, konkurrencën, cilësinë e përmirësuar të jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

- Ky dokument afatgjatë planifikikues është i rëndësishëm për të gjithë ne, më saktësisht për zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm në të gjithë territorit të vendit, bazuar në modelin e zhvillimit policentrik, ngritjen e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve, rritjen e konkurrencës së rajoneve planore duke forcuar kapacitetin e tyre për inovacion, rivitalizimi i fshatrave dhe zhvillimi i zonave me nevoja specifike për zhvillim dhe mbështetja e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar të njësive të vetëadministrimit lokal me qëllim inkurajimin e zhvillimit të barabartë rajonal, theksoi  ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

Ai sqaroi se Ligji parashikon programim, partneritet, bashkëfinancim, transparencë dhe qëndrueshmëri, parime përmes të cilave në mënyrë të qartë do të vërtetohet krijimi konciz i politikave lokale të qytetarëve, sektorin e biznesit, institucionet shtetërore dhe private. Përmes realizimit të dokumenteve të mira strategjike jemi duke punuar në ngritjen e standardeve dhe ne si Ministri e vetëqeverisjes lokale me këtë Strategji kontribuojmë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Gjatë përgatitjes së Strategjisë së zhvillimit rajonal 2021-2031, vëmendje e veçantë i kushtohet sigurimit të koherencës së qëllimeve, përparësive dhe masave me parimet dhe përparësitë e "Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane" dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, qëllimi strategjik i të cilave është të e bëjnë ekonominë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të qëndrueshme përmes transformimit të klimës dhe sfidave ekologjike në mundësi, dhe tranzicion të drejtë me përfshirjen e të gjithëve.

- Një përgatitjen e Strategjisë u përfshirë numër më i madh i ekspertëve. Parapriu procesi i vlerësimit të zbatimit të dokumentit të mëparshëm strategjik. Patjetër duhet të zbatojmë masa dhe aktivitete reale bazuar në të dhëna dhe argumente reale. Shteti ka nevojë për zhvillim më dinamik, por edhe zhvillim më të ekuilibruar në mënyrë që çdo qytetar të jetojë mirë në mjedisin e tij, të ketë punësim, ekzistencë të denjë dhe qasje në shërbime cilësore. Është krijuar kornizë institucionale dhe normative, Qendrat e zhvillimit kanë përvojë, me mjete nga buxheti dhe me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane jemi duke implementuar projekte që bëjnë ndryshime reale dhe përmirësojnë kushtet e jetesës, shtoi ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski .

Në periudhën e ardhshme, në koordinimin mes pushtetit qendrorë dhe atij lokal dhe me përfshirjen e sektorit civil dhe të biznesit, me përkushtim të madh të të gjithë faktorëve, sfida është që të afrohemi sa më shpejt me vizionin e përcaktuar në Strategji: Të kapërcehen pabarazitë e pranishme ndërsa rajonet planore të ngritën në njësi funksionale - territoriale në të cilat gjenerohet rritje e qëndrueshme ekonomike, sigurohen shërbime shoqërore cilësore dhe shërbime të tjera publike, duke mbrojtur mjedisin dhe natyrën dhe duke kontribuar kështu në rritjen e atraktivitetit të tyre, mbajtjen e popullsisë dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes specializimit të zgjuar dhe shfrytëzimin e përparësive konkurruese.