Të nderuar/a,
Republika e Maqedonisë në bashkëpunim me Republikën e Serbisë, në kuadër të IPA II - Instrumentit për Ndihmë Para-Aderimit, në vitin 2015 filloi iniciativën e përbashkët për bashkëpunim ndërkufitar. Duke pasur parasysh se ky është programi i parë për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve, Ministria e vetëqeverisjes lokale si institucion përgjegjës në Republikën e Maqedonisë, filloi me përgatitjen e procesit të programimit, me përcaktimin e qëllimit dhe prioriteteve specifike dhe me identifikimin e aktiviteteve.
Në mënyrë që realisht të vlerësohet dhe analizohet mjedisi dhe faktorët që do të ndikojnë në zonën e këtij programi ndërkufitar, në shtojcë e dergojmë pyetësorin.
Pyetësori do të dërgohet në këto institucione: Njesitë e Vetëqeverisjes Lokale, Oda ekonomike, Ndërrmarje komunale publike, universitete / fakultete, organizata joqeveritare, agjencione për zhvillim të ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme, njësitë zhvillimore rajonale nga plan rajonet e Shkupit, Vardarit dhe rajonit Veri-lindorë Të Republikës së Maqedonisë.
Duke marë pjesë në procesin e programimit të Programës, pyetësorin në formë еlektronike, Ju lutemi të na dërgoni deri më datë 08.02.2016 (e hënë).
Personi përgjegjes është: Elena Kuzmanovska: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.