"Më shumë para nga IPA 3 për programin ndërkufitar me Bullgarinë,

                               Vendkalimi kufitar  “Klepalo” - me përparësi! "

 

                Draft dokumenti i ndryshuar ”Logjika e ndërhyrjes” për periudhën e re programore 2021-2027, zyrtarisht u miratua më 11 Shkurt.

         Në takimin e dytë të Grupit të përbashkët të punës morën pjesë zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski dhe zëvendës ministrja e Ministrisë për zhvillim rajonal e Republikës së Bullgarisë, Denica Nikollova.

Në fjalimin e tij, zëvendës ministri Dimitrovski vlerësoi zbatimin e deritashëm të programit IPA me Republikën e Bullgarisë.

- Programi me Bullgarinë është një histori suksesi në rajon, duke pasur parasysh pothuajse 100 përqind realizimin e fondeve. Me fondet nga Thirrja e dytë për propozime të projekteve të Programit për bashkëpunim  ndërkufitar Bullgari - Maqedonia e Veriut, u realizua në shumë totale prej 6.9 milion euro.

Në fjalimin e tij, zëvendës ministri Dimitrovski theksoi mbështetjen për procesin e programimit të periudhës së tretë Programore IPA 2021-2027, si dhe përfitimet e mëdha për të dy vendet, në aspekt të projektit strategjik për vendkalimin e zgjedhur kufitar Klepalo-Strumjanë.

- Qeveria e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ministria e vetëqeverisjes lokale është e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në rajonet ndërkufitare dhe krijimin e kushteve me të cilët ne do të jemi anëtarë të barabartë të familjes evropiane, tha zëvendës ministri i Vetëqeverisjes lokale Zoran Dimitrovski.

Takimi i dytë i Grupit të përbashkët të punës ishte me temë miratimi i dokumentit”Logjika e propozuar e ndërhyrjes” për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG IPA midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027".

Takimi i dytë kishte për qëllim të kontribuonte në miratimin (me votim) të dokumentit Logjika e propozuar e ndërhyrjes për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG IPA midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore 2021-2027.

Projekti për ndërtimin e vendkalimit kufitar "Klepalo" midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do të lidhë komunat e Berovës dhe Strumjanit, u miratua nën prioritetin 2, - rajoni kufitar më i lidhur, si pjesë e qëllimit politik 3 - Evropa më e lidhur, me 30 përqind pjesëmarrje në buxhetin e përgjithshëm të IPA 3 për bashkëpunimin ndërkufitar midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2021-2027.

Projekti do të financohet në periudhën e re programore 2021-2027 me para nga Bashkimi Evropian dhe me bashkëfinancim nacional nga të dy vendet. Nga ana e Maqedonisë së Veriut parashihet rehabilitimi i shiritit rrugor tashmë të përgatitur si dhe modernizimi i pajisjeve dhe objekteve të ndërtuara kufitare, ndërsa nga pala bullgare duhet të ndërtohet rruga prej 8.8 km e cila ende nuk ka përfunduar, si dhe objektet dhe pajisjet për pikën kufitare. Projekti duhet të fillojë në 2021.

Në takim, zëvendës ministrja e Ministrisë për zhvillim rajonal e Republikës së Bullgarisë, Denica Nikolova, theksoi se fondet për IPA 3 pritet të rriten për 46 përqind, në krahasim me Programin IPA 2 për bashkëpunimin ndërkufitar midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së  Veriut 2021-2027.

               Draft dokumenti i ndryshuar “Logjika e ndërhyrjes” për periudhën e re programore 2021-2027, u diskutua zyrtarisht në një takim teknik në 4 Shkurt 2021, ku u ngritën çështje nga fusha dhe aspekte të ndryshme.

Grupi i përbashkët  punues për Programin e bashkëpunim ndërkufitar INTERREG IPA midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027 takohet sipas nevojës ndërsa takimet i filloi në shtator të vitit 2019. Qëllimi i tij është të përgatisë dokumentet e nevojshme për programimin IPA 3, me iniciativë të vendeve pjesëmarrëse ose Komisionit Evropian.

Takimi i dytë u organizua në bashkëpunim me dy ministritë përgjegjëse, të kryesuar nga autoriteti menaxhues - Ministria e zhvillimit rajonal e Republikës së Bullgarisë dhe bashkë-kryesuar nga autoriteti nacional - Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Në punën e Grupit të përbashkët të punës marrin pjesë anëtarë që janë përfaqësues të ministrive, qendrave të përshtatshme rajonale dhe organizatave joqeveritare nga të dy vendet, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organeve të tjera përkatëse. Ky ishte takimi i parë i Grupit punues për 2021 me prani fizike dhe onlajn.