Printo

 

Milevski: Procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë pa u vonuar

 

 

Qeveria është e përkushtuar për vazhdimin e procesit të decentralizimit, ndërsa takimi i parë i grupit punues për vazhdimin e procesit të decentralizimit u mbajt në mjediset e Ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.

- Është e nevojshme të përgatitet propozim-program për vazhdimin e procesit të decentralizimit me plan akcional dhe propozime për nevojën e përgatitjes së ndryshimeve të duhura që do të sigurohet transferim i kompetencave dhe resurseve nga niveli qendror në atë lokal, tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Ai theksoi se konkluzion i përbashkët është që procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë pa u vonuar dhe në seancën e ardhshme të qeverisë duhet të miratohen informacionet mbi promovimin e decentralizimit fiskal, si dhe rishikimin e draft dokumentit të grupit punues për zgjerimin e procesit të decentralizimit .

Grupi punues u kryesua nga Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ndërsa të pranishëm ishin ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski dhe shefja e Kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, Mirjana Janeva.