Shkup, 16 dhjetor 2021  

Në  konkurrencë prej më shumë se 100 aplikacionesh, angazhimi për komuna më transparente në Maqedoninë e Veriut fitoi çmimin e tretë në Samitin Global të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, i cili mbahet nga 15 deri më 17 dhjetor në Seul, Republika e Koresë.. Bëhet fjalë për ndikimet në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe cilësinë e demokracisë në nivel evropian. Fjala është për një grup mjetesh që janë krijuar dhe vënë në funksion në tre vitet e fundit të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e transparencës fiskale në nivel lokal, kanë mundësuar monitorimin live të seancave në 18 komuna, si dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje në 24 komuna. Aktivitetet janë realizuar në kuadër të angazhimit për “Krijimin e mjeteve të reja për përmirësimin e transparencës financiare dhe llogaridhënies së njësive të vetëqeverisjes lokale”, që udhëhiqet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

 “Kjo mirënjohje globale është rezultat i përpjekjeve dhe aktiviteteve shumëvjeçare, të cilat i kemi realizuar së bashku me partnerët tanë, me qëllim të rritjes së transparencës së komunave, por edhe përfshirjes më të drejtpërdrejtë të qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Në praktikë, aktivitetet kanë kontribuar në qasjen e shpejtë dhe të lehtë deri te të dhënat për realizimin e buxheteve komunale, vendimmarrjen e bazuar në të dhëna përkatëse në dispozicion, si dhe realizimin e projekteve me interes publik të propozuara drejtpërdrejt nga qytetarët, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

UNDP-ja është e përkushtuar për zhvillimin e demokracisë lokale dhe ngritjen e kapaciteteve të komunave, sepse ne besojmë se ky është parakusht kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët. "Kjo mirënjohje është "erë pas shpine" që të mbijetojmë në qëllimin tonë që mjetet ekzistuese të pranohen nga të gjitha pushtetet vendore në vend, por edhe për të krijuar zgjidhje të reja inovative për hapje më të madhe të komunave ndaj qytetarëve", tha Armen Grigorjan,përfaqësues i përhershëm i UNDP.

Angazhimi për komuna transparente është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i këshillave komunalë”, i cili financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa zbatues kryesorë të të cilit janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Financave dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara  (UNDP).

 

Kordinatorë nacional i nismës së Partneritetit për qeverisje të hapur, e cila zbatohet që nga viti 2011,ë shtë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.