Printo

 

Me mbështetje financiare nga Programi ZhBR,  është përmirësim  qasja deri te manastiri i Leshkës

Me përmirësimin e qasjes dhe rregullimin e hapësirës të financuar nga Ministria e Vetëqeverisjes lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal, Manastiri i Leshkës bëhet edhe më tërheqës për vizitorët. Sot, ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski me zëvendës kryeministrin Ljupço Nikollovski, kryetarin e komunës së Tearcës Isen Asani dhe drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi kontrolluan punimet lidhur me punët ndërtimore në konakun e vjetër.

- Manastiri gjithmonë ka qenë shumë i vizituar si  tempull shpirtëror, por edhe si vend tërheqës për piknik jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe nga Shkupi dhe pjesë të tjera të vendit. Ministria e Vetëqeverisjes lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal financiarisht përkrahën realizimin e projektit në vlerë prej 3,500,000 denarë, por të gjitha punët përfunduan me kursime të konsiderueshme dhe me mjete të shfrytëzuara prej 2,308,000 denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

Për projektin në fjalë aplikoi komuna e Tearcës ndërsa mjetet janë siguruar nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal, më konkretisht për mbështetjen e zhvillimit e zonave me nevoja specifike zhvillimorë.

- Mbështesim zhvillimin lokal dhe rajonal. Kjo infrastrukturë është vlerë e shtuar për potencialet natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Leshkës së Tearcës dhe rajonit planorë të Pollogut, shtoi Milevski.

Manastiri i Leshkës është monument i rëndësishëm i trashëgimisë ortodokse shpirtërore dhe kulturore. Në këtë kompleks të manastirit ortodoks gjendet edhe  varri dhe dhoma përkujtimore e Kiril Pejcinoviqit i cili është një nga rilindasit më të njohur maqedonas të shekullit XIX.