Me mbështetje të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale përmes programit buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal, si dhe me mbështetjen e Qeverisë zvicerane, janë realizuar numër  i madh i projekteve në Sveti Nikole, Shkup dhe Tetovë, të cilët drejtpërdrejti përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve duke përdorur burime të ripërtërishme energjike, kursime më të mëdha, mbrojtje të mjedisit hapësinorë, si dhe ngritjen e ndërgjegjes publike.

- Në Shtëpinë e kulturës në Sveti Nikolle kemi instaluar  sistem për ngrohje dhe ftohje, për herë të parë pas 30 vjetësh. Me realizimin e këtij projekti, konsumi i energjisë elektrike është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa mjetet e kursyera financiare do të përdoren për rregullimin plotësues të hapësirës të cilën tani më qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë 360 ditë në vit, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Ai theksoi se në tre komunat e Shkupit: Qendër, Karposh dhe Kisela Vodë, janë themeluar  tre eko-zona inovative ku shfrytëzohen burime ripërtëritëse të energjisë. Shfrytëzohet energjia diellore  për furnizimin e ulëseve  të mençura të cilat kanë censorë për matjen e cilësisë  së ajrit dhe që ofrojnë internet falas.

- Në Shkollën e mesme profesionale komunale  "Mosha Pijade" në Tetovë, është ngritur  serë me pajisje për rregullim automatik të temperaturës, teknologji për ushqimin e të mbjellave dhe ujitje automatike sipas sistemit pika-pika. Në suaza të pajisjeve, ekziston stacion meteorologjik që ndihmon kompjuterin për rregullim automatik të kushtet në serrë. Janë ofruar trajnime për aftësim për rritjen e kulturave bujqësore në kushte të kontrolluara, si dhe trajnime për ndërmarrësi, theksoi Milevski.

Ministria mundëson edhe participim nga ana e qytetarëve për realizimin e projekteve prioritare që ndikojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.