Me mjete nga programi IPA, restaurohet kisha “Shën Vlasie ” në Shtip

 

Konservimi dhe restaurimi i kishës "Shën Vlasie” është me rëndësi të veçantë për përmirësimin e ofertës turistike të Shtipit. Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit "Ura kulturore ndër Shekuj", financuar nga Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

- Sot bëra vizitën e parë në Shtip te kryetari i ri i komunës dr. Sashko Nikollov. Biseduam për planet dhe projektet e tij për komunën e Shtipit dhe se si ne si Ministri e vetëqeverisjes lokale mund të ndihmojmë përmes programeve tona të përfshijmë financimin e zonave urbane, zonave specifike dhe financimin e fshatrave. Gjatë vizitës, gjithashtu inspektuam aktivitetet ndërtimore në lokalitetin arkeologjik Isar, ku me projektin nga Qendra për zhvillimin e rajonit planor Lindor, restaurohet dhe vendoset në funksion  të kulturës dhe historisë së Shtipit. Gjithashtu është përmirësuar qasja deri te lokaliteti përmes ndërtimit të shtegut si dhe restaurimi i  kishës "Shën Vlasie, në vlerë prej 90 mijë euro.

-Kam kënaqësi të theksoj  se do të vëmë në funksion një atraksion tjetër turistik me çka do të pasurojë ofertën turistike të Shtipit. Shpresoj se me Qendrën për zhvillim të rajonit planorë Lindor dhe me komunën e Shtipit, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me sukses në të ardhmen, theksoi mes tjerash ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

- Me ministrin e Vetëqeverisjes lokale, Milevski, kemi vizituar pjesën arkeologjike të Isarit ku gjendet kisha "Shën Vlasie”, ku në fazën përfundimtare është ndërtimi i shtegut hyrës që çon në këtë lokalitet arkeologjik, që tashmë janë rindërtuar themelet e kishës që datojnë nga shekulli i 14-të. Kisha përfaqëson moment të rëndësishëm historik për komunën tonë dhe me paratë e marra nga Qendra për zhvillimin e Rajonit planorë Lindor dhe me Ministrinë, ky projekt është përfunduar me sukses dhe ne do kishim dashur që si Komunë të kemi projekte të  tjerë që do ti diskutojmë me ministrin. Edhe në të ardhmen komuna e Shtipit do të hartojë projekte që do të realizohen te ne, tha kryetari i komunës së Shtipit, Sasko Nikollov.

Kisha "Shën Vlasie” ndodhet në lokalitetin arkeologjik“ Isar ”dhe është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike nga një ekip ekspertësh nga Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeut - Shtip në vitin 2010. Aktivitetet  ndërtimore parashikojnë ruajtjen dhe restaurimin e të gjitha mureve me gurë dhe mbindërtimin në një maksimum prej 1.5 metra mbi nivelin e tokës.

Dyshemeja do të restaurohet në të gjithë sipërfaqen e saj me pllaka guri. Pjesa e dytë e projektit është ndërtimi i një shtegu hyrës në kishë në anën perëndimore, në gjatësi prej 146 metrash i cili do të jetë i tëri prej guri. Pjesa e tretë e projektit përfshin ndriçimin e shtegut të hyrjes dhe kishës "Shën Vlasie" me shandanë dekorativë. Në kuadër të projektit do të realizohen trajnime për udhëzues turistikë si dhe trajnime për menaxhim të ngjarjeve kulturore dhe trashëgimisë kulturore.

Ministria e vetëqeverisjes lokale