Sot në takim pune për Planin Vjetor Operativ për vitin 2024, për projektin: “Zhvillim i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rajonal – Faza 2” i mbështetur nga qeveria zvicerane, mori pjesë aktive Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, i cili theksoi angazhimin e fortë për mbështetje të projekteve që synojnë realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barabartë rajonal.

Ky projekt është kyç për nxitjen dhe rritjen e zhvillimit në të gjitha rajonet, me theks të veçantë për gjithëpërfshirje dhe barazi. Angazhimi për arritjen e këtyre synimeve është thelbësor për krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

Përmes këtij takimi konfirmuam se të gjithë së bashku, me vizion dhe bashkëpunim aktiv mes të gjithë sektorëve të shoqërisë, mund të ndërtojmë komuna më të forta dhe më të qëndrueshme.