Milevski: I inkurajoj komunat dhe qytetarët që me idetë e tyre të kontribuojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike

 Ndryshimet klimatike duhet të jenë prioritet për të gjitha institucionet dhe për të gjithë bashkësinë, theksoi ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski në konferencën sotme "Të flasim për ndryshimin klimatike" në temë "Mundësitë për ngrohje të zgjuar", organizuar nga Eco-Svest, CNVP Maqedoni dhe DEM.

- U bëj thirrje institucioneve, shtetërore dhe private, si dhe çdo qytetari që të përfshihen drejtpërdrejt në mundësitë për zgjidhje alternative. Është e nevojshme të përmirësohen gjendjet me ndotjen e ajrit për shkak të ngrohjes së shtëpive në disa lokacione në vend, si dhe identifikimin e mbështetësve të mundshëm për ndryshim për opsioneve të volitshme dhe më të pastra përmes punës interaktive on-line. Prandaj, i inkurajoj të gjitha komunat dhe qytetarët që kanë ide dhe projekte që janë në fokus të ngrohjes së shtëpive sipas principit të vjetrën për  të re ta shfrytëzojnë me mençuri, komunat në programet e tyre të ardhshme ta kenë prioritet ndërsa qytetarët të aplikojnë sa më shumë për mundësitë që u ofrohen, tha Milevski.

Ai nënvizoi se përmes Ministrisë për Vetëqeverisje lokale javën e kaluar Parlamenti miratoi Strategjinë dhjetë-vjeçare për zhvillim rajonal 2021-2031 në të cilën vëmendje e veçantë i kushtohet sigurimit të koherencës së qëllimeve, masat,  parimet dhe përparësitë e "Marrëveshjes së gjelbër Evropiane" dhe Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, qëllimi strategjik i të cilave është ta bëjë ekonominë e BE dhe Ballkanin Perëndimor të qëndrueshme përmes transformimit të klimës dhe sfidave mjedisore në mundësi dhe tranzicion të drejtë me përfshirje të të gjithëve.

- Shembull i tillë është Shtëpia e kulturës në Sveti Nikollë, ku kemi instaluar sistem për ngrohje dhe ftohje, për herë të parë pas 30 vitesh. Me realizimin e këtij projekti, konsumi i energjisë elektrike është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa mjetet e kursyera financiare do të përdoren për rregullimin shtesë të hapësirës të cilën qytetarët do të jenë në gjendje ta përdorin 360 ditë në vit, theksoi ai.

 

Ai theksoi se me mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale përmes programit buxhetor për zhvillim të barabartë regjional, si dhe me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, një numër projektesh janë implementuar në 8 rajone planore, të cilat drejtpërdrejt përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve përmes përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kursime më të mëdha, mbrojtje të mjedisit, si dhe duke rritur ndërgjegjësimin publik.

Gjithashtu në tre komuna të Shkupit: Qendër, Karpos dhe Kisela Voda, janë krijuar  tre eko-zona inovative ku përdoren burimet e ripërtëritshme të energjisë. Energjia diellore përdoret për të furnizuar stolat të mençur që kanë sensorë për matjen e cilësisë së ajrit që ofrojnë internet falas.

Ministri theksoi se përmes programeve IPA me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për bashkëpunim ndërkufitar me vendet tona fqinje kanë investuar në projekte mjedisore, ndërsa një shembull i tillë është me Greqinë, ku është ndërtuar stacion matës për cilësinë e ajrit në Gjevgjeli dhe stacion matës në Manastir. Kolektorë diellorë janë instaluar në Shën Erazmo në Ohër ku është ndërtuar fasadë energjetike me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, kështu që Ministria maksimalisht i shfrytëzon të gjitha programet për të përmirësuar mjedisin hapësinorë në vend.

Ministria mundëson që në mënyrë participuese nga ana e qytetarëve përmes Qendrave për zhvillimin e  tetë rajoneve planore të realizojnë projekte prioritare që ndikojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.