Takim Milevski-Kuçuk: Pavarësia financiare e komunave një nga reformat e rëndësishme që hap rrugën për integrim evropian

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski u takua me eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut  në Parlamentit Evropian, Ilhan Kuçuk. Ata diskutuan për perspektivat evropiane të vendit, implementimin e fondeve IPA për bashkëpunimin ndërkufitar me vendet fqinje, situatën aktuale politike në vend dhe tejkalimin e pengesave për integrimin e plotë në BE.

- Perspektivat evropiane për ne si vend janë të rëndësishme në të gjitha fushat në mënyrë që të jemi të gatshëm për procesin e anëtarësimit në familjen evropiane. Si ministri e vetëqeverisjes lokale, mbështetja e BE-së dhe bashkëpunimi me Delegacionin e BE-së në vend përmes fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitarë me vendet fqinje është thelbësore për ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e ekonomisë. Me Shqipërinë kemi bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta me komunat që kanë të bëjnë me mjedisin hapësinorë, trashëgiminë kulturore, turizmin dhe forcimin e ekonomisë përmes sipërmarrësisë. Me vendet e tjera, Bullgarinë, Greqinë, Serbinë dhe Kosovën, si partnerë në programin IPA, projektet janë ecuri dhe përmes së cilëve bëjmë afrimin  qytetarëve për të zhvilluar politika ndërkufitare, theksoi Milevski.

Ai tha se para eurodeputetit  Kuçuk prezantoi  Ligjin e ri për zhvillim të barabartë rajonal, i cili është i rëndësishëm nëpër 8 rajonet  planore, për decentralizimin e komunave dhe pavarësinë e tyre financiare, e cila është një nga reformat e rëndësishme që hap rrugën për integrim evropian. Ata diskutuan gjithashtu për regjistrimin, i cili sipas Milevskit është segmenti më i rëndësishëm që duhet të ndodhë këtë vit dhe do të jetë me rëndësie të veçantë për ne për të hartuar politika lokale reale.