NJOFTIM PUBLIK
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në rolin e Autoritetit Nacional të programit INTERREG VI-A IPA Bulgaria – Maqedoni e veriut 2021-2027 (2021TC16IPCB006), shpall konkurs publik për konkursin e mëposhtëm:
- 2 (dy) - Ekspertë të projektit në kuadër të programit INTERREG VI-A IPA Bullgari – Maqedonia e Veriut 2021-2027 (2021TC16IPCB006).
Kushtet e referencës (përshkrimi i punës) mund të shkarkohen këtu.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV), në gjuhën angleze;
- Kopje e diplomës (diplomë universitare në fushën e menaxhimit financiar, administrimit të biznesit, shkencave ekonomike, drejtësisë ose shkencave të tjera përkatëse sociale/studime të lidhura me biznesin;
- Duhet të dorëzohen kopje të dokumenteve origjinale, që konfirmojnë përvojën e punës të shënuar në biografinë e tyre.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i fundit për aplikim:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit me email deri më 17 janar 2024 deri në orën 14:00.
Kandidatët që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një intervistë, është e nevojshme të sjellin një kopje të dokumenteve të mësipërme, të cilat i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Risto Penov