Republika e Maqedonisë së Veriut - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Republikën e Kosovës - Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të aktiviteteve për implementimin e IPA III  programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2021-2027:

 

Ministria e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut shpall

SHPALLJE PUBLIKE

 

Për marrje me qera të një zyre pune për nevojat e programit IPA III CBC MK-KS në Shkup

 

Kushtet që duhet ti plotësoj aplikuesi:

  • Lokacioni i zyrës të jetë në qendrës së qytetit në Shkup, në afërsi të zyreve të Ministrisë se Vetëqeverisjes Lokale
  • Zyra të jetë e gatshme për akomodim të menjëhershëm
  • Të posedoj 40-50m2 hapsirë pune (duke llogaritur toaletet) me izolim të mirë termik dhe nga zhurma
  • Të plotësojë standardet Europian për vizibilitet, efikasitet energjetik, qasje të lehtë dhe hapësire për parking(jo domosdoshmërisht)
  • Të ketë qasje në ujë, rrymë, internet dhe telefon,
  • The posedoj pajisje për ngrohje dhe ftohje, minikuzhinë me frigorifer
  • Të ketë toalet funksional

 

Oferta duhet të përmbajë:

  • Çmimin në Denar dhe Euro pa TVSH. Nëse orferta dorëzohet nga person fizik, çmimi duhet të dorezohet në vlerë bruto, nga e cila do të paguhet edhe tatimi në të ardhura nga qiradhenia.
  • Lokacioni – Adresa e zyrave
  • Dokumentin e fletëpronësisë
  • Deklaratë të notarizuar që hapësira e ofruar nuk është nën hipotekë dhe nuk është nën proces gjyqësor
  • Leternjoftimin e pronarit të zyrës

 

SHËNIM: Programi finansohet nga Unioni Europian dhe është i liruar nga pagesa e TVSH-ës. TVSH-ja nuk kalkulohetnë çmim.

 

 

 

Të gjithë të interesuarit ofertat e tyre mund ti dërgojnë në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të shpalljes. Vetëm aplikacionet të cilat do të mbërijnë brenda afatit kohor, do të merren parasysh për shqyrtim.

Dokumentet mund të dorëzohen me postë ose ne arhivin e Minsitrisë së vetëqeverisjes lokale në adresën e mëposhtme:

Ministria e vetëqeverisjes lokale

Rr.  Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

 

Për: Nuredin Ismaili, Oferte për marrje me qera të një zyre pune për nevojat e programit IPA III CBC MK-KS në Shkup

.

 

Informacione shtesë mund të merren në Nr. tel: +  389 02 3253 951