nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II)

 

Referenca: EuropeAid /173818/ID/ACT/Multi

Qeveria e Republikës së Serbisë, Ministria e Financave, Sektori për Konkludimin e Marrëveshjeve dhe Financimin e Fondeve të BE-së (CFCU),

Në partneritet me

Ministrinë e Integrimeve Evropiane të Republikës së Serbisë

 dhe 

 Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Shpallin

 

Thirrjen e dytë publike për propozime për prioritetet tematike dhe objektivat specifike të mëposhtme:

TP 1: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore ndërkufitare:

 

  •  1.1: Përmirësimi i aftësive dhe krijimi i mundësive të punësimit në sektorë premtues
  •  1.2: Zhvillimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse

 

 TP2: Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore:

 

  •  2.1: Mobilizimi i burimeve kulturore dhe natyrore për zhvillimin e përbashkët të produkteve dhe destinacioneve turistike të qëndrueshme
  •  2.2: Inkurajimi i sistemeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut në vendet natyrore dhe kulturore si dhe vendbanimet njerëzore, duke përfshirë gatishmërinë për fatkeqësitë ose emergjencat e cila do të mbështetet financiarisht nga Buxheti IPA i programit ndërkufitar Serbi-Maqedonisë së Veriut për 2018, 2019 dhe 2020.

 

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen me postë, ose personalisht në adresën e mëposhtme:

 

Ministria e Financave

Njësia për Kontraktimin dhe Financimin e Programeve të Financuara nga BE (CFCU)

Departamenti i vlerësimit dhe kontraktimit

ul.Sremska br.3-5 kati i VII/ zyra 701 

11000 Beograd, Republika e Serbisë

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për projekte është data 08 qershor 2022 (në rast se dërgohet personalisht, afati i fundit për pranim është në orën 15:00 me orën lokale të së njëjtës ditë). Të gjitha aplikimet e dorëzuara pas afatit do të përjashtohen nga procesi i vlerësimit.

 

Udhëzimet për aplikantët janë në dispozicion në faqet e mëposhtme të internetit:

 

www.cfcu.gov.rs  , www.eu.rs-mk.org www.evropa.gov.rs ; https://www.mls.gov.mk/ www.mei.gov.rs  https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcomee 

 

Për informacione shtesë, kontaktoni:

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.