Printo

22.07.2019 alb

për angazhimin të një institucioni, ndërmarrjeje ose organizate të ngjashme që do të përmbush kriteret e kërkuara për vlerësimin e Strategjisë për zhvillim rajonal për periudhën 2009 deri 2019 dhe vlerësimin e Programeve për zhvillimin e tetë rajoneve planifikuese për nevojat e projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal" - faza e I-rë e projektit

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale përmes projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal" - faza e I-rë e projektit, publikon Thirrje publike për angazhimin e një institucioni, ndërmarrjeje apo organizate të ngjashme që do të plotësonte kriteret e kërkuara për vlerësimin e Strategjisë për zhvillim rajonal për periudhën 2009-2019 dhe vlerësimin e Programeve për zhvillimin e tetë rajoneve planore për projektin " Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal" - faza e I-rë e projektit.

Për shprehjen e interesit dhe marrjen e informatave shtesë rreth thirrjes, mënyrës së aplikimit dhe përshkrimin e detyrave (ToR), ju lutemi na kontaktoni në adresat e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., më vonë deri të enjten, 25.7.2019 deri në orën 12:00, me titullin "Thirrje për shprehje të interesit për vlerësim të strategjisë dhe programeve". Të gjitha kërkesat për shprehjen e interesit pas afatit, nuk do të merren parasysh. Përgjigje ndaj kërkesave do të dërgohen me e-mail më së voni deri të hënën, më 29.7.2019 deri në orën 12.00. Pyetje shtesë lidhur me thirrjen mund të parashtrohen me e-mail më së voni deri të martën, 30.7.2019 deri në orën 12. Thirrja zgjat deri të enjten, 1.8.2019, deri në orën 16:00, deri kur duhet të dorëzohen edhe ofertat në pajtueshmëri me udhëzimet që do të dërgohen me postë elektronike.

Përzgjedhja e ofertës më të përshtatshme është subjekt i miratimit nga Komisioni për vlerësim. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale mban të drejtën të mos zgjedhë ofertues nëse Komisioni vendos që asnjëra nga ofertat nuk i plotëson kriteret e specifikuara në përshkrimin e detyrave.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Republika e Maqedonisë së Veriut

RR. Sh. Kirili dhe Metodij nr. 54