Printo

PROGRAMI I BASHKIMIT EUROPIAN PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR

Ministria e vetëqeverisjes lokale në kuadër të aktiviteteve të zbatimit të Interreg IPA programës për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë 2014-2020, shpall:

 

NJOFTIM PUBLIK

Për aplikimin e kandidatëve për pozicionin vakant të punës:

- 1 (një) - Ekspert për implementimin e sistemit për menaxhim të kontrollit, monitorimit dhe trajnimit në kuadër të Interreg IPA programës për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

KËTU mund të gjeni përshkrimin e vendit të punës.


Afati i fundit për aplikim: 10 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit.

Vetëm aplikimet të cilat do të arrijnnë brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të konsiderohen për intervistë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-          Letër motivimi në gjuhën angleze;

-          Biografi (format europjan) në gjuhën angleze;

-          Dëshmi për përfundimin e arsimit të lartë;

-          Kopje të dokumenteve që konfirmojnë përvojën e shënuar në biografinë personale.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Rr.  Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Për: Arsim Fidani; duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit pozicionin të cilës i referohet aplikimi.

Informacione shtesë mund të merren në numrin e telefonit: +389 2 3253-921