Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës si Strukturë Operative, në marrëveshje me Strukturën Operative të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, publikon thirrje publike për shprehje të interesimit për rekrutimin e një (1) zyrtari të projektit me profil financiar me qëllim të zbatimit të "IPA II, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni 2014-2020.

Përgjegjësitë e ekspertit jo-kyç (NKE2) do të jenë të orientuara nga projekti dhe financat në përgjithësi . Përveç detyrave të Zyrtarit të Projektit (të cilat duhet të reduktohen në krahasim me ekspertin e mëparshëm jo-kyç), ky pozicion specifik do të duhet të merret me zbatimin e programit (sidomos për çështjet financiare në zbatimin e kontratës së granteve), në menaxhimin e kontratës në shërbime duke u fokusuar në aspektin financiar, si dhe për çështjet administrative.

Zyrtari do të kryejë detyrat e tij / saj në ambientet e SPT-së në Gjilan.

Zyrtari i Projektit me profil financiar do të jetë pozitë deri në 110 ditë pune gjatë kohëzgjatjes së kontratës me mundësi të vazhdimit.

Minimum 75% të këtyre ditëve të punës duhet të shpenzohen në territorin e përfshirë në regjionin e programit. Përveç detyrave të zyrtarit të projektit dhe çështjeve administrative, ai / ajo do të jetë përgjegjës për menaxhimin financiar, rrjedhën dhe transaksionet e fondeve dhe vërtetimin e shpenzimeve të projektit në përputhje me kontratën dhe në lidhje me rregullat e PRAG.

Ai / ajo do të mbështesë Udhëheqësen e SPT-së dhe do të raportojë çdo herë që i nevojitet Strukturave Operative dhe Autoritetit Kontraktues për administrimin financiar të kontratës mbi shërbime.

Të gjithë kandidatëve të interesuar ju kërkohet të paraqesin kërkesën e tyre për postin e përshkruar si më poshtë:

Përvoja e përgjithshme, aftësitë e kualifikimeve:

- Diplomë universitare, mundësisht diplomë masteri dhe të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale;

- Shkathtësi si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën kombëtare të Kosovës;

- Njohja e rregullave PRAG-ut.

Përvoja e përgjithshme profesionale

- Së paku 3 vjet përvojë të përgjithshme profesionale në programet / projektet e asistencës të financuara nga BE ose donatorë të tjerë dhe

- Të paktën 2 vjet në menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative në sektorin publik ose privat;

Përvojë specifike profesionale

- Së paku 3 vjet përvojë me programet / projektet e financuara nga BE-ja;

- Përvojë në menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative, prokurimin, nënkontraktimin, buxhetimin,   raportimin financiar, raportimin financiar, administrimin e burimeve;

- Përvojë në ofrimin e trajnimeve në lidhje me menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative do të jetë një pasuri;

- Përvoja si konsulentë për administrimin financiar dhe prokurimin në projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë;

Zyrtari financiar duhet të ketë shtetësinë e Kosovës.

Aplikuesit e interesuar duhet të dorëzojnë:

• Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze në formatin Europass;

• Letër motivimi me shkrim në gjuhën angleze;

• Të gjitha dokumentet relevante mbështetëse që do të ofrohen gjatë aplikimit (referenca, diploma të noterizuara, ID, Certifikatë që nuk jeni nën hetim dhe vërtetoni se nuk keni borxhe në Administratën Tatimore të Kosovës).

Aplikimi duhet të dorëzohet drejtpërsëdrejti me postë ose me e-mail në adresën e mëposhtme më së voni deri me datë: 05.02. 2019:

Me postë:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ish ndërtesa e Rilindjes, Kati 12, Prishtinë, Kosovë 

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shënim: Vetëm ato aplikacione të cilat janë pranuar deri në datën e mbylljes të këtij njoftimi të konkursit do të jenë të pranueshme për shqyrtim.