16.03.2022
Në prag të thirrjes së re publike për projekte nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot në Prishtinë u mbajt takimi i përbashkët i ministrave të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Goran Milevski dhe Elbert Krasniqi. Ky takim ka për qëllim që ti informojë kryetarët e komunave ndërkufitare për thirrjen e re publike prej rreth 3 milionë euro për projekte për bashkëpunim ndërkufitarë nga Programit IPA, Maqedoni e Veriut - Kosovë, që do të shpallet deri në fund të muajit, por edhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, të nxitet bashkëpunimi ndërmjet rajoneve të ndryshme me çka përfitim do të kenë qytetarët e dy vendeve , tha ministri Milevski. Ministrat e Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski dhe Elbert Krasniqi shprehën besimin dhe presin numër të madh të partneriteteve ndërmjet komunave të dy vendeve dhe projekte cilësore që do të realizojnë plotësisht mjetet nga programi IPA i Bashkimit Evropian.
Ministri Milevski dhe homologu i tij kosovar Krasniqi patën një takim të veçantë, ku u konfirmua bashkëpunimi i mirë në periudhën aktuale të dytë programore në të cilën u miratuan 14 projekte të përbashkëta me vlerë të përgjithshme prej 4.8 milionë euro, mjete evropiane. Dymbëdhjetë projekte janë realizuar në tërësi dhe 2 janë në fazë realizimi. Është realizuar edhe një projekt strategjik, vendkalimi kufitar Belanovc-Stanniq, praktikë e cila, u theksua nga ministrat, do të vazhdojë edhe në periudhën programore IPA 3 për të cilën do të aprovohen mjete të reja nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar të BE.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale