Ligji për zhvillim të barabartë rajonal u miratua më 27 janar 2021 dhe zbatimi i tij fillon menjëherë. Qëllimi është që përmes kornizës së përmirësuar ligjore dhe institucionale të zvogëlohen dallimet zhvillimore, dhe në të njëjtën kohë të përmirësohen avantazhet konkurruese të rajoneve planore.

Si ministri kompetente sot duam të informojmë për zgjidhjet e reja në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, sepse me rëndësi është që Qendrat për zhvillim të informohen dhe të japin kontributin e tyre në mënyrë që të sigurojmë zbatimin cilësor të Ligjit. Kjo është mundësi për të diskutuar për të gjitha dilemat dhe të sigurojmë kushte për zbatimin e projekteve në komuna dhe rajone planore, tha ministri Milevski.

Ministria e vetëqeverisjes lokale me Ligjin e ri për zhvillim të barabartë rajonal parashikon edhe një Program tjetër i cili do të financojë projekte për zvogëlimin e dallimeve zhvillimore midis rajoneve planore dhe i njëjti do të inkurajojë konkurrencën mes rajoneve planore. Ky Program do të mbështesë aktivitetet për ndërtim për të përmirësuar aksesin në infrastrukturë në nivel  rajonal  dhe në atë  lokal, si dhe përgatitjen e analizave, studimeve dhe dokumentacionit projektues.

Për realizimin e mjeteve nga ky program, thirrja publike do të shpallet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, ndërsa përveç Qendrave për zhvillimin e  rajoneve planore dhe komunave, në  këtë projekt do të mund të konkurrojnë edhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të themeluara nga shteti dhe komunat si dhe institucionet e arsimit të lartë shkencor dhe shoqatat e qytetarëve.

Risi është edhe ajo se në ligj qëndron edhe kategoria e re - zonat urbane. Zonat urbane sipas këtij ligji janë komunat me seli në qytet dhe qyteti i Shkupit.

Kjo do të thotë se përveç projekteve për zhvillimin e rajoneve planore, për zhvillimin e fshatrave dhe për zhvillimin e zonave me nevoja specifike në zhvillim, do të financohen projekte për zhvillimin e zonave urbane për të cilat komunat me selinë qytet mund të aplikojnë.

Këto komuna, për dallim nga ato rurale, kanë specifikat e tyre, të cilat në përputhje me rregulloren e BE-së duhet të mbështeten në mënyrë plotësuese.

Institucionet kryesore në zbatimin e Ligjit janë Byroja për zhvillim rajonal, Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore dhe komunat. Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore përgatisin projektet për zhvillimin e rajoneve planore dhe implementojnë projekte që do të aprovohen. Komunat përgatisin dhe zbatojnë projekte për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike për zhvillim. Byroja për zhvillimin rajonal mbikëqyr zbatimin e projekteve për të cilat ofron kornizë financiare.

Ministria për vetëqeverisje lokale