Printo

Konsultim me kryetarët e komunave për zbatimin e Ligjit të ri për zhvillimin të barabartë rajonal dhe për Programin për zhvillim të qëndrueshëm dhe decentralizim 2021-2026

Ministria e vetëqeverisjes lokale si bartëse e politikave për  zhvillim të barabartë rajonal, për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim, me mbështetje të UNDP dhe Qeverisë zvicerane përgatiti Strategjinë e re për zhvillim rajonal 2021-2031 e cila është në procedurë parlamentare, Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal të cilin Kuvendi e miratoi më 27 janar të këtij viti dhe Programin për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021-2026 me plan akcional të cilët janë në fazën përfundimtare.

- Këtë vit duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Do  të ishte  e drejtë  që kryetarët e rinj të komunave të fillojnë mandatin e tyre me rregulla tashmë të përcaktuara të lojës për sa i përket ushtrimit të kompetencave dhe mjeteve që disponojnë duke filluar nga viti i ardhshëm buxhetor. Lidhur me kornizën normative dhe strategjike, mendoj se kemi siguruar kushte për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm në nivelin lokal dhe rajonal. Me angazhim maksimal të autoriteteve qendrore dhe lokale, por edhe me fonde më të mëdha për  projekte zhvillimore, së bashku mund të ndryshojmë më shpejt kushtet e jetesës në të gjitha komunat, tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, në takimin konsultativ me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë komunal.

Sipas Milevskit, këto janë tre dokumentet më të rëndësishme që përcaktojnë zhvillimin në periudhën e ardhshme. Strategjia, Ligji dhe Programi janë përgatitur nga Ministria e vetëqeverisjes lokale në konsultim me të gjithë palët e përfshira, BNJVL-në, komunat, Qendrat zhvillimore, ekspertët dhe me qytetarët. Me rëndësishme është që të gjitha palët e përfshira të informohen dhe të kontribuojnë në mënyrë që të sigurojmë zbatim cilësor të Ligjit dhe Programit.

Ministria e vetëqeverisjes lokale me Ligjin e ri për zhvillimin barabartë rajonal ka parashikuar edhe një Program tjetër i cili do të financohen projekte për zvogëlimin e dallimeve zhvillimore midis rajoneve planore dhe i cili do të inkurajojë konkurrencën mes rajoneve. Në suaza këtij Programi, do të mbështeten aktivitete  ndërtimore për  përmirësimin e qasjeve në infrastrukturë në nivel të rajoneve planore dhe në nivelin lokal, si dhe përgatitjen e analizave, studimeve dhe dokumentacionin të duhur projektues.

- Për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program, thirrja publike do të shpallet nga ana e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, ndërsa përveç Qendrave për zhvillimin e rajoneve planore dhe komunave, në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe ndërmarrje dhe institucione publike të themeluara nga shteti dhe komunat si dhe  institucionet e arsimit të lartë shkencor dhe shoqatat e qytetarëve, theksoi Milevski.

Milevski nënvizoi se risi në këtë ligj është vendosja e kategorisë së re - zona urbane, e ato janë komunat dhe qyteti i Shkupit.

- Kjo do të thotë se përveç projekteve për zhvillimin e rajoneve planore, për zhvillimin e fshatrave dhe zhvillimin e zonave me nevoja specifike, do të financohen projekte për zhvillimin e zonave urbane për çka do të mund të aplikojnë komunat me selinë qytet. Këto komuna, ndryshe nga ato rurale, kanë specifikat e tyre, të cilat në përputhje me rregulloret e BE-së duhet të mbështeten në mënyrë plotësuese. Në përzgjedhjen e projekteve që do të financohen me mjete nga buxheti i Ministrisë dhe Byrosë, do të përfshihen edhe qytetarët duke organizuar forume në bashkësi. Falë sugjerimeve të qytetarëve,  janë realizuar shumë investime të dobishme dhe projekte inovative në të tetë rajonet planore. Ne ofrojmë edhe një zgjidhje tjetër të re, e ajo është mundësia për të aplikuar me projekte më të mëdha, realizimi i të cilave nuk do të kufizohet vetëm në një vit.

Programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim është ambicioz, ne fokusohemi në përmirësimin e kornizës normative, duke vazhduar me decentralizimin, thellimin e decentralizimit fiskal, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe komunale, inkurajimin e zhvillimit ekonomik lokal, transparencën dhe llogaridhënie më të madhe, tha Milevski.

Në fund, në fjalimin e tij në punëtorinë e sotme virtuale "Decentralizimi dhe Zhvillimi i Balancuar" për prezantimin e Ligjit të ri për zhvillimin e barabartë rajonal dhe Programit për zhvillim dhe decentralizim të qëndrueshëm lokal për periudhën 2021-2026 me planin akcional për periudhën 2021-2023, ai gjithashtu theksoi se me propozimin e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, qeveria ka themeluar një grup punues në nivel politik, detyra e të cilit është që shumë shpejt të krijojë  kushte konkrete për vazhdimin e decentralizimit. Qëllimi është që deri në shtatorë, në bazë të kornizës së re ligjore, të bëhet transferimi normativ i kompetencave të reja dhe burimeve të reja të financimit.

Ministria e vetëqeverisjes lokale