Printo

 

            Në kuadër të misionit monitorues të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot Kongresi i autoriteteve rokale dhe rajonale i Këshillit të Evropës zhvilloi takim on lajn me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

            Temë kryesore e diskutimit ishte procesi i decentralizimit, kapacitetet financiare dhe burimet e komunave, mundësitë e tyre për zhvillim, ndikimi i krizës Covid në funksionimin e komunave, bashkëpunimi i pushtetit qendrorë me autoritetet lokale dhe BNJVL-në, si dhe si bashkëpunimi ndër-komunal.

            - Grupi i punës për vazhdimin e procesit të decentralizimit synon të përfundojë punën para zgjedhjeve lokale dhe që kryetarët e rinj të komunave të fillojnë mandatin e tyre me kompetenca të zgjeruara, por edhe me më shumë mjete financiare për të financuar kompetencat burimore nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat personale dhe të tjera burimet të të ardhurave, por gjithçka do të varet nga funksionimi i Parlamentit dhe zhvillimi i krizës Covid, tha ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

            Ai theksoi se Qeveria pas zgjedhjeve të vitit 2017 ofroi mbështetje e fortë politike për vazhdimin e procesit të decentralizimit, ndërsa në vitin 2019 gjërat filluan të ndryshojnë thelbësisht me zbatimin e aktiviteteve specifike.

            Në takim, raportuesit Harald Bergman dhe Zdenek Broz, si dhe përfaqësuesja e Komitetit të monitorimit, Svitlana Pereverten, ishin të interesuar për progresin e vendit në reformën e vetëqeverisjes lokale që nga misioni monitorues i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale nga viti 2012 e deri më tani .

            Milevski theksoi se të gjitha projektet e rëndësishme janë miratuar në konsultim me BNJVL-në, komunat dhe opozitën, sepse ato implementohen nga kryetarë të opsioneve të ndryshme politike, dhe gjëja më e rëndësishme është që komunat të jenë funksionale dhe t'u ofrojnë shërbime qytetarëve.

            - Le të mos i shuajmë zjarre, por t'i parandalojmë ato, kjo është qasja jonë ndaj të punuarit dhe kjo është arsyeja pse Qeveria pasi mbuloi 51% të borxheve të komunave në vitin 2018, këmbëngul për punë më transparente dhe planifikim më real të buxhetit që të mos krijohen borxhe të reja.

            Milevski theksoi se në vitin 2020 dhe fillimin e vitit 2021, Ligji për zhvillim të barabartë rajonal, Strategjia për zhvillimin rajonal 2021-2031, Programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi 2021-2026, të gjitha të përgatitura nga Ministria e Vetëqeverisjes lokale janë miratuar në konsultim të gjerë me institucionet tjera, me BNJVL-në, me sektorin qytetarë dhe atë të biznesit.

            - Me rëndësi  për ne është që komunat tu përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe jo vetëm punonjësve. Planifikohet që komunat e suksesshme, veçanërisht ato që do të menaxhojnë me sukses të ardhurat e tyre nga taksat dhe tatimet lokale, të shpërblehen nga shteti, si dhe  sistem për mbështetje të komunave më të vogla që nuk kanë burime të mjaftueshme financiare, tha Milevski.

            Sipas tij, mbështetje e konsiderueshme për zhvillimin e komunave është bashkëpunimi ndërkufitar, i financuar nga fondet e BE-së dhe i bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit.

            - Kriza Covid gjithashtu ndikoi në funksionimin e komunave, duke rritur kostot për dezinfektimin e hapësirave publike, për mbështetjen e qytetarëve, është zvogëluar mbledhja e taksave, tatimeve dhe shërbimeve lokale, kryesisht për shkak të frikës së qytetarëve nga përhapja e kontakteve. Në 27 komuna është  regjistruar rënie e të hyrave, ndërsa në 49 u zvogëluan aktivitetet investuese, gjë që gjithashtu ka ndikim edhe në zhvillim dhe në shërbime, tha ministri Milevski, i cili theksoi se në këto rrethana të jashtëzakonshme, komunat, me masa specifike për zvogëlimin e disa tatimeve lokale mbështeshtetën bizneset lokale dhe qytetarët, ndërsa edhe pushteti qendrorë ndihmoi punën e ndërmarrjeve publike me qëllim që aktivitetet të zhvillohen normalisht dhe pa u penguar në kohë të krizës shëndetësore.