Milevski: Për banorët e Lozovës, Shtëpia e kulturës “Koço Racin” është shndërruam në objekt shumëfunksional për ngjarje kulturore dhe sportive

Përmes ndryshimit të konstruksionit të kulmit, vendosjes së fasadës izoluese termike, ndryshimit të brendshëm prej druri, dyshemesë së re shumëdimensionale, pajisjeve tjera, dyerve dhe dritareve të reja, u mundësua hapësirë ​​shumëdimensionale e destinuar për ngjarje kulturore dhe gara sportive për qytetarët e Lozovës .

            - Me zbatimin e plotë të aktiviteteve të planifikuara projektuese me vlerë totale prej 7,704,223 denarë, në zonën e destinuar dukshëm do të përmirësohet jeta socio-kulturore e banorëve të komunës së Lozovës, ndërsa punëtorët e kulturës dhe adhuruesit e kulturës do të kenë vendin e tyre për  promovimin e valleve dhe këngëve popullore tradicionale të Ovçe Pole-s, si dhe për të shijuar ngjarjet kulturore që mbahen në komunë. Byroja për zhvillim rajonal dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale marrin pjesë me 80 përqind në financimin e projektit, ndërsa 20 përqindëshi i mbetur sigurohet nga komuna, tha Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Në kuadër të projektit, u rinovua Shtëpia e kulturës "Koço Racin", e cila u ndërtua në vitin 1985, e cila do të përdoret

edhe si sallë sportive që do të jetë e destinuar për ngjarje sportive.

- Ky objekt ishte jofunksional për 40 vjet, sot ai mori pamje të re në mënyrë që t'u shërbejë qytetarëve për ngjarje kulturore dhe sportive me çka ata të mund ta shfrytëzojnë vazhdimisht në të ardhmen. Jam krenar si kryetar i komunës dhe dua të shpreh mirënjohjen time për Qeverinë, tha kryetari i komunës së Lozovës, Aco Velkovski.

Objekti u hap zyrtarisht nga Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, kryetari i komunës së Lozovës, Aco Velkovski, drejtori i Byrosë për zhvillimin rajonal, Ramiz Rexhepi dhe drejtori i Rajonit planorë të Vardarit, Igor Andreevski.

Ministria e vetëqeverisjes lokale