Sot në Sofje ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski bashkë me ministren për zhvillim rajonal dhe urbanizëm të Bullgarisë Petja Avramova ndanë kontratat për financimin e 17 projekteve nga Programi për bashkëpunim ndërkufitarë IPA midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë. Vlera totale e projekteve është 7 milion euro nga të cilat 85 për qind janë siguruar nga Instrumenti IPA i Bashkimit Evropian dhe 15 për qind nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.

Projektet realizohen në 3 fusha. Tre projekte në fushën e konkurrencës, tetë për zhvillimin e turizmit dhe gjashtë projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë. Projektet do të realizohen me partnerë nga të dyja anët e kufirit dhe vlera e tyre sillet nga 120 mijë deri në 590 mijë euro për projekt.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski përgëzoi bartësit e projekteve dhe u uroi implementim të suksesshëm.

-Bashkëpunimi në rajon, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, afrimi i njerëzve, rrjetëzimi i tyre si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës në rajonin ndërkufitarë janë përfitime të mëdha, veçanërisht aq më tepër se në gjithë këtë proces janë përfshirë një numër i subjekteve dhe njerëzve nga të dy anët e kufitare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, dhe kjo do të thotë ndërtimi i vlerave dhe standardeve evropiane, dhe në këtë kontekst si mjaft të rëndësishme kemi bashkëpunimin ndërkufitar me të gjithë fqinjët tanë, tha ministri Milevski.

Ministrja për zhvillim rajonal dhe urbanizëm e Bullgarisë, Petya Avramova theksoi se ngjarja e sotme është me rëndësi të veçantë, për arritjen e qëllimit kryesorë të Programit. Në radhë të parë përshkak se mjetet ndahen për projekte më cilësore në interes të qytetarëve të regjionit. Kjo për arsye se çdo projekt i realizuar kontribuon për aritjen e reztultateve të planifikuara, theksoi minitrja Avramova.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin bartësit e projekteve nga të dy vendet, mes tjerëve edhe nga Qendra për zhvillim të Rajonit planorë Lindor nga Shtipi, Fondacioni për konkurrencë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Strumica, Shoqata e turizmit nga Strumica, komuna e Strumicës, komuna e Dojranit, komuna e Kumanovës dhe nga komuna Konçe.

Para fillimit të ceremonisë, ministrat Milevski dhe Avramova zhvilluan një takim të veçantë ku u bisedua për përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në realizimin e projekteve ndërkufitare. U theksua angazhimi për të ruajtjen trendin nga periudha e parë programuese për realizimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar prej afro njëqind përqind

Të dy ministrat u pajtuan që në kohën sa më të shkurtër të përfundojnë procedurat formale dhe në Shkup të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë Veriore dhe Ministrisë për zhvillim rajonal dhe urbanizëm të Bullgarisë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimit rajonal dhe vetëqeverisjes lokale.