Printo

Në seancën e djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendime për financimin e 74 projekteve të ri për zhvillimin rural dhe zonat me nevoja të veçanta zhvillimore, me vlerë të përgjithshme prej 123.8 milion denarë.

Projektet do të financohen me mjete nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal.

Deri në fund të vitit do të realizohen 35 projekte për zhvillimin e fshatrave, me shumë të përgjithshme prej 41.3 milion denarë, në të gjitha 8 rajonet planore. Në rajonin planorë të Shkupit do të financohet 4 projekte, në atë Juglindorë 6, në rajonin Lindorë 5, në rajonin e Pellagonisë 3, në të Pollogut me 3,dhe rajonin Jugperëndimorë 4, në atë të Vardarit 7 dhe në rajonin Verilindor 3 projekte.

Për realizimin e 39 projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimi, janë siguruar 82.5 milion denarë.

Në programin buxhetor për zhvillimin e barabartë rajonal për vitin 2019, janë ndarë më shumë mjete për projekte në krahasim me vitin 2017, me tendencë për rritjen e tyre për këtë qëllim dhe kjo të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Me mjete nga Programi buxhetor për zhvillimin e barabartë rajonal, tashmë janë realizuar 43 projekte për zhvillimin e tetë rajoneve planore, me mjete në shumë të përgjithshme prej 290 milionë denarë ose 4.7 milionë euro. Prej tyre, 5 projekte janë për përgatitjen e dokumentacionit teknik, ndërsa 38 për investime infrastrukturore.