Printo

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski dje mori pjesë në diskutimin shkencorë - profesional në temë "Mbështetje institucionale për zhvillimin rajonal në Republikën e Maqedonisë Veriore - me referencë të veçantë për qendrat për zhvillim rajonal", që u mbajtë në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko - jurikike (IHSPJ), pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi"- Shkup. Në eveniment u promovua edhe studimi "Mbështetja Institucionale për zhvillim rajonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2018)."

Zëvendësministri Pavleski theksoi vetë-iniciativën e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politikeo-jurikdike në realizimin e këtij studimi shumë të rëndësishëm për periudhën e ardhshme, sidomos tani që duhet të sillet strategjia e re dhjetë-vjeçare për zhvillim të barabartë rajonal, a gjithashtu planifikohet edhe ndryshimi i Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.

Ai gjithashtu vuri në dukje se "Qeveria me përkushtim të plotë punon në çështjen e zhvillimit të barabartë rajonal dhe në këtë drejtim të gjitha investimet kapitale si në (kopshte, shkolla, rrugë, hekurudha, furnizimi me ujë, kanalizim dhe infrastrukturë e të tjerë) është marrë parasysh që të realizohen në të gjitha rajonet e vendit. Në lidhje me qasjen për BE, Pavleski shtoi: "Ne jemi të bindur se anëtarësimi i vendit tonë në BE, përpos demokratizimit dhe normalizimin e shoqërisë sonë, shumë më tepër do të sjellë zhvillim, përparim dhe prosperitet për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin."

Evenimentin e hapi ushtruesi i detyrës drejtori i Institutit, dr. Bojana Naumovska, e cila vuri në dukje se "studimi i analizon dimensionet dhe aspektet e ndryshme të mbështetjes institucionale, organizimin dhe funksionimin e Qendrave për zhvillim rajonal, si institucione përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë Veriore për periudhën 2009-2019. Evenimenti u ndoq gjithashtu edhe nga z. Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për zhvillim rajonal i cili theksoi sfidat me të cilat ballafaqohet ministria përkatëse, duke përfshirë edhe Byronë.

Përveç këtyre, në debatin shkencore me diskutimet e tyre u përfshinë edhe kryetarët e Qendrave për zhvillim të regjionit të Shkupit, regjionit Jugperëndimorë, atë Lindorë dhe të Vardarit si dhe përfaqësuesja e MVL, Sllavica Jakimovska - udhëheqëse e Sektorit për zhvillim rajonal.