Printo

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski sot në Karbinci kishte takim pune me kryetarin e komunës, Jordan Nasev. Në takim u diskutuan planet e zhvillimit të komunës dhe mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal.

Zëvendësministri Pavleski theksoi se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të balancuar të vendit, duke inkurajuar zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara dhe komunat. Fondet buxhetore për zhvillimin rajonal, fshatrat dhe zonat me nevoja specifike zhvillimore për 2017 u rritën me njëqind për qind, duke u kujdesur kjo prirje të vazhdojë në vitet e ardhshme.

Në takim është theksuar se në vitin 2018 në komunën e Karbincit me fonde nga Ministria e vetëqeverisjes lokale do të mbështet dy projekte, ndërtimi i rrugës lokale në afërsi të fshatit Junuzli me vlerë 2 milionë euro dhe ndërtimi i rrugës lokale në afërsi të fshatit Prnalija në vlerë 1,7 milionë denarë.

Në këtë vitin 2019 nga Programi për zhvillim rajonal në rajonin lindor do të financohen 4 projekte që arrijnë vlerën 33 milion denarë, dhe së shpejti do të publikohet dhe thirrja publike për financimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike për zhvillim.