Në mbledhjen e sotme, Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal vërtetoi propozimet për financimin e 44 projekteve të ri në tetë rajone planore, të cilët do të dorëzohen në Qeveri për miratim në seancën e radhës.

Mjetet në shumë prej 289 milion denarë janë siguruar nga Programi buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal, që realizohet nëpërmjet Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.

Shpërndarja e mjeteve në tetë rajone planore bëhet në bazë të Vendimit për nivelin e shkallës zhvillimore, që në shumën e përgjithshme, rajonin planorë i Shkupit, si rajon më i zhvilluar, merr pjesë me 7.2 për qind, rajoni Juglindorë me 11.1 për qind, rajonin Lindorë me 11,3 për qind, i Pellagonisë me 11.9 për qind, rajoni i Pollogut me 13,2 për qind, ai Jugperëndimor 13.3 për qind, rajoni i Vardarit me 14.7 për qind dhe rajoni Verilindorë me 17.3 për qind.

Sipas metodologjisë së përcaktuar, në rajonin më pak të zhvilluar, rajonin Verilindor, do të financohen 4 projekte me 50 milion denarë, në rajonin e Vardarit 8 projekte me 42.5 milionë denarë, në rajonin Jugperëndimor 3 projektet me 38.4 milion denarë, në atë të Pollogut 6 projekte me 38.1 milion denarë, në të Pellagonisë 9 projekte me 34.3 milion denarë, në rajonin Lindor 4 projekte me 32.6 milion denarë, në rajonin Juglindore 4 projekte me 32 milion denarë dhe në rajonin e Shkupit do të financohen 6 projekte me 20.8 milion denarë.

Sipas Ligjit për Zhvillimin të barabartë rajonal, çdo vit, menjëherë pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Qendrat për zhvillim dorëzojnë propozim-projektete të bazuara në vendimin e përcaktuar nga secili nga tetë këshillat për zhvillimin e rajoneve planore.

Këshilli Rajonal përzgjedhjen e projekteve e bën nga lista e projekteve prioritare të cilët Këshilli i çdo rajoni planorë i ka vërtetuar përmes procesit të gjerë konsultativ në nivel rajonal.

Fjala është për realizimin e 70% të mjeteve nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal. Pjesa tjetër prej 30 për qind, sipas Ligjit, do të ndahet për realizimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore.