Printo

Vendosja e  sistemit për përcjelljen e mjeteve do të sigurojë përdorim transparent dhe racional të mjeteve buxhetore për zhvillimin e rajoneve planore

 

Rajoni i Shkupit është më i zhvilluari nga tetë rajonet në vend, megjithatë ka dallime  zhvillimore ndërmjet 17 komunave ekzistuese që janë pjesë e këtij rajoni. Si të arrihet deri te zhvillimi i barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë rajon  planorë, ishte temë e takimit të Këshillit për zhvillim të rajonit planorë të Shkupit, i cili u përcoll nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike d-r Koço Angjushev, Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi. 

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se zhvillimi i barabartë rajonal është pjesë e rëndësishme e programit të Qeverisë. Ai shtoi se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, pavarësisht nga vendi i banimit, duhet të kenë kushte të njëjtat dhe cilësi jetësore, që është objektivi kryesor i zhvillimit të barabartë rajonal.

"Ne duhet të mësojmë nga gabimet e bëra dhe mjetet me të cilat disponojmë nuk duhet ti drejtojmë në projekte joproduktive dhe joefikase, siç ishte Shkupi 2014. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa shumë është shpenzuar për këtë projekt megaloman dhe sa dobi kanë  qytetarët nga kjo. Sikur të ishin orjjentuar ato fonde drejtë nevojave reale të qytetarëve në rajonin e Shkupit dhe në të gjithë vendin, unë jam i sigurt se do të ishin tejkaluar shumë probleme në nivelin lokal që i tangojnë qytetarët ", tha zëvendës kryeministri.

Ai shtoi se qeveria dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale janë duke punuar në krijimin e zgjidhjes sistemore, përmes Projektit për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, i cili do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për përmirësimin dhe  planifikimin e përcjelljes së realizimit të mjeteve buxhetore për projekte të realizuara në rajone të veçanta të vendit.

"Ne do të kemi pasqyrë më të mirë në planifikim, shpërndarje dhe realizim të fondeve buxhetore, nga të gjitha institucionet shtetërore, në rajone të duhura dhe do të mundësojmë planifikim më të mirë të financave drejt zhvillimit të barabartë rajonal. Qëllimi është që dallimet në zhvillim midis dhe brenda rajoneve planore të reduktohet, dhe si rezultat i kësaj, qytetarët, veçanërisht ato nga rajonet më pak të zhvilluara në vend të ketë kushte më të mira jetese ", theksoi Angjushev.

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu theksoi se arritja e zhvillimit të barabartë rajonal nënkupton sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme financiare nga institucionet shtetërore dhe koordinim i suksesshëm ndërmjet ministrive, donatorëve dhe palëve tjera në nivel rajonal dhe lokal.

"Në mandatin e kësaj Qeverie mjetet për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal shënojnë rritje çdo vit. Në vitin 2019 ata janë dyfishuar në raport me buxhetin e vitit 2017 dhe arrijnë në 423.5 milionë denarë ose 7 milion euro. Nëse kemi parasysh mjetet e parashikuara edhe nga ministritë tjera, sigurisht që mjetet totale tejkalojnë 1%-shin  ligjorë, por nevoitet patjetër shpërndarjje e mjeteve sipas shkallës së zhvillimit të regjjionit planorë, ashtu sië bën tani Ministria për vetëqeverisjje lokale, që të mund të ndikohet në zvogëlimin e dallimeve ende të mëdha zhvillimore në mes rajoneve planore ", tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

Ai theksoi mbështetjen e rëndësishëm të Qeverisë zvicerane përmes implementimit të projektit "Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ", përmes së cilit sigurohet  koordinimin dhe monitorim i fondeve të alokuara nga ministritë e ndryshme për zhvillimin e rajoneve planore dhe forcimin e kapaciteteve për mënyrën gjithëpërfshirëse për përcaktimin e prioriteteve në rajone planore, me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit.

Pritjet e kryetarëve të komunave janë që përmes zgjidhjeve të përshtatshme sistemore të decentralizohet përcaktimi i prioriteteve dhe shpërndarja  e mjeteve për ndërtimin e objekteve kapitale publike, të tilla si shkolla, kopshte, rrugë lokale, impiantet uji dhe kanalizime, sepse komunat mund të bëjnë vlerësimin më të mirë për prioritetet dhe nevojat e  tyre.

Mbledhjen e Kshillit e udhëhoqi  kryetari i rajonit planorë të Shkupit dhe njëherit kryetar i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, si dhe kryetarët e komunave të Haraçinës, Butelit, Karposhit, Kisella Vodës, Petrovecit, Studeniçanit, Sopishtës dhe përfaqësues të komunave tjera të rajonit të Shkupit.