Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, sot mori pjesë në përurimin e rrugës së rinovuar regjionale Llakavicë-Sërmnovë dhe fillimin e punëve ndërtimore të rrugës për në deponinë “Rusino” në Gostivarë . Me këtë hap të rëndësishëm infrastrukturorë, janë krijuar kushte më të mira për qarkullim të sigurt të komunikacionit për banorët e shtatë fshatrave të regjionit të Sërmnovës, ndërsa me rrugën  drejtë deponisë regjionale fillon projekti mjaft i rëndësishëm me karakter regjional.

- Ministria për vetëqeverisje lokale  në vazhdimsi ka mbështet projekte ndërtimore në infrastrukturë e kjo dëshmohet edhe sot, kur përurojmë një pjesë të rrugës së rinovuar. Ne siguruar  mbi 4 milion denarë  me çka hodhëm hapin e rëndësishëm për realizimin e këtij projekti. Gjithsesi se merita kanë të gjithë strukturat e  përfshira, si nga Byroja për zhvillim rajonal, Qendra për zhvillim rajonal të Pollogut dhe komuna e Gostivarit ndërsa  meritorë janë edhe banorët e këtushëm të cilët ndihmuan realizimin e punëve.

Kjo dëshmon se bashkërisht  jemi të  përkushtuar për investime të këtilla, në të mirë të qytetarëve.  Ministria për vetëqeverisje lokale edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështes projekte të këtilla cilësore, me qëllim të vetëm për përmirësimin e kushteve të  jetesës së banorëve në fshatra dhe rajone më pak të zhvilluara. Shpresoj se për banorët e kësaj ane ky investim është i mirëseardhur, aq më tepër  kur dihet se në zonat më të thella ka nevojë për investime të cilat do të kontribuonin sado pak në zvogëlimin  e migrimit të popullsisë që tash më është bërë shqetësim për të gjithë. Uroj që banorët e kësaj zone, rrugën e rinovuar ta shfrytëzojnë sa më gjatë dhe me një siguri më të madhe në komunikacion, theksoi ministri Fazliu

Sot gjithashtu  filluan punët ndërtimore edhe për një rrugë tjetër. Fjala është për rrugën në drejtim të deponinë Rusino. Ky projekt jo vetëm se është i shtrenjtë por është dhe shumë i rëndësishëm për gjitha komunat e regjionit planorë të Pollogut. Për ndërtimin e kësaj rruge janë siguruar 24 miljon denarë.