Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot në komunën e Ohrit dhe atë të Debërcës mori pjesë në promovimin e projekteve të cilët janë realizuar me mjete të Ministrisë nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të dedikuara për zhvillimin e rajonit planorë Jugperëndimor.

Me mjete financiare nga buxheti i vitit 2018 në komunën e Debërcës, në vendbanimin Volino është siguruar rindërtimi i objektit për efikasit energjetik ku gjendet shkolla dhe bashkësia lokale ndërsa në Ohër është siguruar efikasitet energjetik për çerdhen e fëmijëve “Razvigorce” ndërsa është rindërtuar edhe shtegu për këmbësorë në Qytetin e Vjetër.

-Qeveria qëndron e angazhuar në premtimin e saj për të rritur në mënyrë të vazhdueshme mjetet buxhetore për projekte të dobishme në rajonet planore, në komuna dhe fshatra. Në krahasim me vitin 2017, fondet për vitin 2019 janë rritur për 100 për qind. Kjo tendencë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Pa zhvillim nuk do të ngelin njerëzit në vend, por pa njerëz nuk ka zhvillim. Prandaj nuk ka devijime. Përveç ndërtimit të vlerave demokratike, zhvillimi është prioritet, por i bazuar në parametra real, në funksion të plotësimit të nevojave reale të qytetarëve, tha ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Fazliu tha se me mjete nga Programi për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale për këtë vit, janë realizuar 12 projekte në rajonin planorë Jugperëndimor me vlerë të përgjithshme prej rreth 38 milionë euro.

-Si shihet, bëhet fjalë për projekte të infrastrukturës, shumë të dobishme për qytetarët. Kryesisht, projektet kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe rindërtimin e objekteve publike siç janë shkollat ​​dhe kopshtet për fëmijë, infrastrukturën rrugore lokale apo dokumentacionin teknik. Për vitin e ardhshëm në buxhet janë planifikuar plus 50 për qind mjete, ose, për projekte për zhvillimin të barabartë rajonal 7 milion euro, tha ministri Fazliu.