Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe ambasadorja e Serbisë në Republikën e Maqedonisë, Dushanka Divjak Tomiq, në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski diskutuan për përgatitjet përfundimtare për hapjen e zyrës  në Kumanovë për implementimin e IPA programit për bashkëpunimin ndërkufitar midis Republikës Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.

Në takim në të cilin morën pjesë strukturat operative të të dy vendeve, ministri për vetëqeverisje lokale Fazliu dhe ambasadorja Divjak Tomiq, falënderuan kryetarin Dimitrievski për mbështetjen e dhënë nga komuna dhe shfrytëzimin e një zyre për nevojat e Programit.

Programi për bashkëpunim ndërkufitarë CBC është ptogrami i ri me Serbinë, i cili do të financohen nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian me bashkë-financim nga buxheti i shtetit.

Në fazë përfundimtare është edhe krijimi i organeve të përbashkëta teknike, ndërsa është duke u përgatitur edhe thirrja e parë për projekte në të cilët mund të aplikojnë komunat, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet e tjera jo-fitimprurëse nga të dy vendet.

Për zbatimin e suksesshëm të programit, në ecuri janë trajnimet për përgaditjen e aplikacioneve projektuese për aplikantët potencialë, ndërsa trajnime të këtilla do të organizohen edhe për subjektet e interesuara në Serbi.

29.11.2018 2