Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliut në takimin e Komitetit të përbashkët konsultativ të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian: Autoritetet lokale kanë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian nëpërmjet zbatimit të projekteve të financuara nga Programi IPA 2  i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, me vlerë prej 100 milion euro.

Franco Jakob, raportuesi i  Komitetit për Zgjerimin: Qytetarët të identifikojnë mundësitë për zhvillim dhe të mbështesin vlerat euroatlantike, të vazhdojnë reformat dhe decentralizimin, rritjen ekonomike dhe garancat për jetë më të mirë.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, sot në Shkup hapi takimin e 15-të Komitetit të përbashkët konsultativ të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Komitetit të Regjioneve të BE-së.

Në fjalën e tij, ministri Fazliu tha se ky takim mbahet në një moment shumë të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, në të cilën qeveria është plotësisht e përkushtuar për procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

         -Besoj se referendumi do të jetë veprim i qartë i shprehjes demokratike të vullnetit të qytetarëve, me çka do të konfirmojmë se perspektivën tonë e shohim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke mbështetur dhe duke i ndërtuar vlerat dhe politikat e përbashkëta.

Ministri Fazliu theksoi rolin e autoriteteve lokale në Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

-Autoritetet lokale kanë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, para se gjithash përmes zbatimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, për çka nga ana e Bashkimit Evropian për periudhën e dytë programore të IPA-s janë siguruar rreth 100 milionë euro. Roli i autoriteteve lokale është veçanërisht e rëndësishëm edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në implementimin e rreth 70 për qind të legjislacionit nacional dhe zbatimit të politikave lokale të cilat janë në përputhje me prioritetet nacionale dhe strategjike të Bashkimit Evropian, theksoi ministri Fazliu.

Raportuesi për Komitetin për Zgjerim të të BE-së Franco Jakob, nënvizoi se Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian jep kontribut maksimal në përgatitjen e terrenit për fillimin e negociatave me BE-në

- Qytetarët të identifikojnë mundësitë për zhvillim dhe të mbështesin vlerat euroatlantike, të vazhdojnë reformat dhe decentralizimin, rritjen ekonomike dhe garancat për jetë më të mirë, tha Jakob. Ai bëri të ditur se në të ardhmen Bashkimi Evropian do të hapë programet Twining dhe TAIEX dhe do të sigurojë mbështetje financiare për të forcuar kapacitetet e administratës lokale për menaxhim më të mirë dhe përgatitjen e projekteve për periudhën e ardhshme programore IPA 3.

Në hapjen e këtij eventi folën dhe bashkë-kryetarët e Komitetit, kryetari i komunës së Shtipit, Blagoj Bočvarski dhe kryetari i komunës Trbovlje të Sllovenisë, Jasna Gabriç, si dhe kryetari i BNJVL-së e njëherit kryetar i Shkupit, Petre Shilegov, me theks të veçantë për decentralizimin fiskal.

Komiteti i përbashkët konsultativ është organ i autoriteteve lokale të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian i cili vepron në kuadër të Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian.

Komitetin i përbashkët konsultativ është i përbërë nga 22 përfaqësues të autoriteteve lokale, duke përfshirë 11 kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal nga Maqedonia.